Lajme Zone
Kafshët te Kopshti Zoologjik po vdesin për ushqim, drerët hanë letrat e vizitorëve
EkonomiJOQ Albania

Kafshët te Kopshti Zoologjik po vdesin për ushqim, drerët hanë letrat e vizitorëve

Një tjetër rast shqetësues është konstatuar në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, ku drerët po përballen me mungesë ushqimi.

Një tjetër rast shqetësues është konstatuar në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, ku drerët po përballen me mungesë ushqimi.

Në pamjet e siguruara nga JOQ ALBANIA, drerët afrohen te vizitorët dhe konsumojnë letrat që u jepen prej tyre. Edhe pse vizitorët paguajnë për të parë kafshët, atyre tani u duhet të marrin përsipër edhe ushqimin, qoftë ky i duhuri apo thjesht mjetet rrethanore që kanë aty pranë.

Vizitorët thonë se kafshët ndodhen në gjendje të rënduar, të ekspozuara ndaj kushteve atmosferike dhe të paushyqera siç duhet.

Ata shprehen se situata tregon për nevojën e një kujdesi më të madh dhe furnizimi të rregullt me ushqim për kafshët pasi kujdesi ndaj tyre duhet të jetë i vazhdueshëm, me ushqim dhe ujë të mjaftueshëm, ambiente të përshtatshme dhe kontrolle të rregullta veterinare.

Pamjet nga Kopshti Zoologjik ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si po menaxhohen këto nevoja dhe mbi kushtet në të cilat mbahen kafshët.

Kafshët nuk mund të kërkojnë vetë ndihmë apo të largohen nga ambientet ku mbahen. Për këtë arsye, përgjegjësia për mirëqenien e tyre bie tërësisht mbi strukturat që kujdesen për to.

Situata kërkon vëmendje dhe verifikim nga institucionet përgjegjëse pasi nuk është çudi apo e pamundur që një ditë të bukur këto kafshë të ngordhin dhe fëmijët mos të kenë çfarë më të shohin apo kalojnë kohën e lirë.