Erion Veliaj, foto ilustruese Kafka i gjorë! Në fillim e përdorte Erion Veliaj, kur Rama i shkruante nga zyra e Kryeministrisë për të sulmuar prokurorin. Tani e përdorin avokatët e Kasowitz-it. Me sa duket, pasi kanë marrë rreth 500 mijë euro për lobim, kanë vendosur të bëjnë edhe kritikën letrare të Gjykatës së Lartë.
Dhe e kanë bërë Kafkën e gjorë të rrotullohet në varr. Këta biznes-avokatë nuk kanë pritur as të lexojnë vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë, pra nuk kanë parë arsyetimin. Ata nuk kanë analizuar se çfarë ka vendosur gjykata. Por e kanë shpallur menjëherë “kafkian”. Thjesht Erion Kafka! 5 Korrik, 13:26 Kaq u është dashur këtyre mjeshtërve të mëdhenj të drejtësisë ndërkombëtare. Një klient që mbetet në burg dhe një deklaratë për shtyp. Pastaj vjen zhurma për shtetin e së drejtës.
Kush janë këta "Kafka" të importuar që kërkojnë t’i japin leksione Gjykatës së Lartë të Shqipërisë?
Le të fillojmë me atë që nuk kanë kuptuar, ose bëjnë sikur nuk e kanë kuptuar.
Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë se Erion Veliaj mbahet padrejtësisht në burg. Nuk ka urdhëruar lirimin e tij. Nuk e ka shpallur antikushtetues paraburgimin. Nuk ka thënë se Gjykata e Lartë duhet të vendoste sipas dëshirës së avokatëve. Ajo ka konstatuar vetëm mungesë arsyetimi për çështje kushtetuese dhe e ka kthyer çështjen për rishqyrtim. Kaq.
Gjykata e Lartë e ka rishqyrtuar. Ka marrë vendimin e saj dhe ka lënë në fuqi paraburgimin.
Tani këta dalin e thonë se Gjykata e Lartë ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pse?
Sepse nuk ka bërë atë që donin ata? Goditja e radhës për Erion Veliajn/ Gjykata e Lartë e lë në burg 15 Shtator, 11:09 Atëherë le të bëjmë një pyetje që duhet t’i vërë në siklet.
Na gjeni një fjali në vendimin e shumicës së Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se Erion Veliaj mbahet padrejtësisht në burg. Një fjali të vetme.
Na gjeni ku thuhet se duhet liruar. Na gjeni ku thuhet se paraburgimi është antikushtetues. Na gjeni ku thuhet se Gjykata e Lartë duhet të merrte vendim tjetër. Le ta gjejnë. I sfidojmë.
Sepse nëse nuk e gjejnë, atëherë gjithë kjo histori e “shkeljes” së vendimit kushtetues është një broçkull juridike e servirur me theks amerikan. Këta nuk janë duke bërë debat procedural, se e dinë që do t'i mundte edhe një roje i godinës së SPAK-ut. Gjykata Kushtetuese urdhëron Gjykatën e Lartë të bindë Veliajn pse duhet të rrijë në burg 1 Korrik, 18:15 Këta po bëjnë presion publik, por që nuk i ha më… kujt. Një presion të veshur me kostum avokatie, me emër studioje amerikane dhe me deklarata për shtyp që tingëllojnë sikur Shqipëria është një provincë ku drejtësia duhet të marrë leje nga Kasowitz-i.
Por Gjykata e Lartë nuk është zyrë e Kasowitz-it dhe Gjykata Kushtetuese nuk është automat ku fut kërkesën për lirimin e Veliajt dhe del vendimi që dëshiron klienti. Edhe drejtësia shqiptare nuk është një shfaqje ku avokatët e huaj japin verdiktin përpara se gjykata të publikojë arsyetimin.
Në fakt, kjo vetëm avokati nuk është. Është lobim me kostum juridik.
Dhe sa për “kafkianin”, këtu kemi edhe një ironi të veçantë.
Në fillim të arrestimit, Erion Veliaj e përdorte këtë term për të sulmuar prokurorin. Rama i shkruante, Veliaj ankohej dhe Kafka përdorej si dekor politik.
Tani të njëjtën fjalë e marrin avokatët e huaj dhe e hedhin mbi Gjykatën e Lartë. Pse "Kafka" nuk është i nënë Shqiponjës, por i Erion Veliajt? 4 Korrik, 15:19 Një fjalë, tre përdorues, i njëjti hall.
Por klienti në fund ka mbetur në burg.
Dhe me sa duket, Kafka i gjorë ka mbetur i vetmi avokat mbrojtës, duke parë si po tallen këta me klientin e tyre VIP.
Përveç kësaj, Kafka të paktën kishte edhe një histori për të treguar, kurse këta kanë vetëm një deklaratë për shtyp, disa akuza të përgjithshme dhe një vendim që nuk e kanë lexuar ende të plotë. Nëse ky është standardi i avokatisë ndërkombëtare, atëherë kemi një problem. Por jo me Gjykatën e Lartë. Me biznes-avokatët.
Tani pyetja që këta duhet t’ia bëjnë vetes.
Në vend që të harxhojnë gjithë këtë energji me “kafkianin”, me fundin e shtetit të së drejtës dhe me krizën e kontrollit kushtetues, pse nuk i thonë klientit të tyre, Erion Veliaj, të japë dorëheqjen?
Pse nuk i thonë të çlirojë kryeqytetin nga kjo histori e pafundme? Pse nuk i thonë se Tirana nuk është pronë personale dhe mandati nuk është lodër që nuk pranohet të ndahet me askënd?
Ndoshta sepse për këtë nuk paguhen 500 mijë euro. Ndoshta se për këtë duhet një këshillë e sinqertë. Dhe këta biznes-avokatë veç me sinqeritetin nuk kanë lidhje.
Ndërsa për deklaratat ndërkombëtare, për konferencat e shtypit dhe për lobimin, duket se ka gjithmonë buxhet. FAKTET-Veliaj, 430 mijë dollarë lobim kundër SPAK-ut dhe drejtësisë
19 Qershor, 12:09 Shqiptarët po humbin gjithnjë e më shumë besimin te të huajt pikërisht nga këto lloj shfaqjesh. Jo nga ata që vijnë të ndihmojnë drejtësinë, por nga ata që vijnë të mbrojnë një klient, marrin shuma të mëdha për lobim dhe pastaj sillen sikur mund t’u japin urdhra gjykatave shqiptare.
Këta janë lloji i avokatëve që e bëjnë drejtësinë të duket si një biznes komunikimi. Një klient paguan, studioja flet.
Gjykata vendos. Nëse vendimi nuk i pëlqen, quhet kafkian. Nëse klienti mbetet në burg, shteti i së drejtës është në krizë. Nëse gjykata nuk bindet, kontrolli kushtetues nuk ka kuptim. Gjykata e la në qeli; A do të vazhdojë Erion Veliaj të mbajë peng Tiranën?
15 Shtator, 13:09 Çfarë komedie e lodhur!
Kasowitz-i nuk dimë a mund të ketë avokatë të shquar. Por asnjë emër amerikan dhe asnjë shumë e paguar për lobim nuk i jep të drejtën të zëvendësojë Gjykatën e Lartë. Nëse kanë argumente, t’i paraqesin. Nëse kanë prova, t’i tregojnë. Nëse kanë lexuar vendimin, të na thonë ku është shkelja. Por të shpallësh një vendim kafkian pa e lexuar, kjo është një tallje me vetë profesionin e avokatit.
Dhe të kërkosh që gjykata të vendosë sipas dëshirës së klientit, kjo është një tallje me drejtësinë.
Kafka i gjorë!
Në fillim e përdorte Erion Veliaj. Pastaj e përdorte Edi Rama. Tani e përdorin Kasowitz-i me shokë.
Po e patën lexuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese këta, atëherë duhet të ndalojë dhe lufta Rusi–Ukrainë. Asnjë rresht të tij.
Dhe meqë kemi bindjen se nuk e kanë lexuar fare, po fare, atëherë le të na kursejnë leksionet për shtetin e së drejtës.
Lexoni vendimin. Pastaj flisni./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

