Lajme Zone
Kadastra: Përfunduam evidentimin e banesave informale në zonën e Selitës së Madhe në Tiranë! Nga 733 ndërtesa, 364 banorë rezultojnë të pajisur me dokumentacion pronësie
PolitikëReport TV

Kadastra: Përfunduam evidentimin e banesave informale në zonën e Selitës së Madhe në Tiranë! Nga 733 ndërtesa, 364 banorë rezultojnë të pajisur me dokumentacion pronësie

Në terren sipas ASHK-së janë evidentuar 733 ndërtesa, ndërsa 364 banorë rezultojnë tashmë të pajisur me dokumentacion pronësie.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar se procesi i evidentimit dhe trajtimit të banesave informale në Selitën e Madhe ka përfunduar. Kjo sipas ASHK-së është bërë e mundur pas verifikimeve derë më derë, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. LEXO edhe...Në prag të Ditës së Shën Terezës, Bashkia e Tiranës rigjelbëron sheshin në qendër të kryeqytetit Në terren sipas ASHK-së janë evidentuar 733 ndërtesa, ndërsa 364 banorë rezultojnë tashmë të pajisur me dokumentacion pronësie. 41 familje kanë marrë vendimin e legalizimit dhe mund të aplikojnë për certifikatën e pronësisë, ndërsa për 96 familje procedurat do të vijojnë pas plotësimit të dokumentacionit. Për 46 banesa ku nuk është mundësuar aksesi, trajtimi do të vijojë pas kontaktit me ASHK-në, ndërsa 186 banesa të tjera rezultojnë të pajisura me titull pronësie. Listat e përfituesve dhe të banorëve që duhet të plotësojnë dokumentacionin janë publikuar në faqen zyrtare të ASHK-së, në rubrikën “Afishime”. Njoftimi i Drejtorisë së Kadastrës: Procesi i evidentimit dhe trajtimit të banesave informale në zonën e Selitës së Madhe ka përfunduar, pas një pune në terren derë më derë të ekipeve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Zona ishte përcaktuar si prioritare për trajtimin në bllok të banesave, me synim evidentimin e situatës së pronësisë dhe përfundimin e procedurave për familjet që ende nuk dispononin dokumentacionin përkatës. Gjatë procesit, ekipet e ASHK-së evidentuan në terren 733 ndërtesa. Nga verifikimet e kryera, 364 banorë janë tashmë të pajisur me dokumentacion pronësie, ndërsa për një pjesë të banesave është vijuar me procedurat e legalizimit dhe regjistrimit. Një rezultat konkret i procesit është pajisja e 41 familjeve me vendim legalizimi, vendime të cilat tashmë janë regjistruar në regjistrin kadastral. Këta banorë mund të aplikojnë menjëherë për pajisjen me certifikatë pronësie, hartë dhe kartelë të pasurisë. Ndërkohë, për 96 familje, procedura do të përfjë pas plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm. ASHK ka bërë publike listat emërore, së bashku me dokumentet që duhet të dorëzojë secili banor, me qëllim që procesi të vijojë pa vonesa. Në terren janë evidentuar edhe raste ku ekipet nuk kanë mundur të kenë akses në banesë. Bëhet fjalë për 46 banesa, për të cilat trajtimi do të vijojë sapo banorët të vendosin kontakt me Drejtorinë Vendore ASHK Tirana Rurale 1. Një tjetër kategori e evidentuar gjatë verifikimeve janë 186 banesa të paaksesueshme, të cilat, sipas të dhënave të regjistrit kadastral, rezultojnë se janë tashmë të pajisura me titull pronësie. ASHK bën me dije se listat emërore të përfituesve të vendimeve të legalizimit, si edhe listat e banorëve që duhet të plotësojnë dokumentacionin pranë Drejtorisë Vendore ASHK Tirana Rurale 1, janë publikuar në faqen zyrtare të institucionit, në rubrikën “Afishime”. Përfundimi i trajtimit në bllok në Selitën e Madhe është pjesë e qasjes së ASHK-së për të kaluar nga trajtimi individual i dosjeve drejt ndërhyrjeve të organizuara në zona prioritare, duke synuar evidentimin në terren të të gjitha banesave dhe orientimin e çdo familjeje drejt hapit konkret që duhet të ndjekë për formalizimin dhe regjistrimin e pronës. Listat emërore të përfituesve të vendimeve të legalizimit dhe të banorëve që duhet të dorëzojnë dokumentacion pranë Drejtorisë Vendore ASHK Tirana Rurale 1 janë publikuar në faqen zyrtare të ASHK-së, në rubrikën “Afishime”. R.Xh/ReportTv.al Tirane selite ndërtimet pa leje legalizimet Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.9% Të gabuar 20.9% Nuk e di 4.2% Vota total: 2951 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?