Lajme Zone
Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj, Goxhobelli: Puna vazhdon për çdo pronë dhe çdo qytetar
PolitikëReport TV

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj, Goxhobelli: Puna vazhdon për çdo pronë dhe çdo qytetar

Kadastra ka përshpejtuar ndjeshëm procesin e formalizimit të pronësisë gjatë vitit 2026, duke shënuar një bilanc pozitiv si në legalizime, ashtu edhe në digjitalizimin e dokumentacionit dhe përparimin e regjistrimit të pasurive.

Kadastra ka përshpejtuar ndjeshëm procesin e formalizimit të pronësisë gjatë vitit 2026, duke shënuar një bilanc pozitiv si në legalizime, ashtu edhe në digjitalizimin e dokumentacionit dhe përparimin e regjistrimit të pasurive. Në një video-mesazh, drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, njofton se vetëm në 9 muajt e këtij viti janë emetuar mbi 28 mijë vendime për legalizimet, një shifër që e tejkalon të gjithë volumin e vitit 2025. LEXO edhe...Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin Sipas Goxhobellit, ky rezultat është produkt i një pune intensive për përmbylljen e proceseve të mbetura pezull dhe për ta bërë administrimin e pronës më të shpejtë dhe më efikas. Një tjetër drejtim i rëndësishëm ka qenë transformimi digjital i Kadastrës. Gjatë vitit 2026 janë digjitalizuar 4.2 milionë kartela pasurish, ndërsa ka nisur edhe projekti kombëtar për digjitalizimin dhe gjeoreferimin e 38 mijë hartave dhe planshetave fizike. Paralelisht, Regjistrimi Fillestar ka arritur në 95.3% të territorit të vendit, duke përmbushur objektivin e përcaktuar në kuadër të procesit të integrimit evropian. Në fokus ka qenë edhe formalizimi i pronës bujqësore. Për herë të parë, procesi i kalimit të tokës bujqësore në pronësi është shtrirë në 59 fshatra, me objektiv trajtimin e rreth 1 mijë kërkesave. Por për drejtuesen e Kadastrës, përtej treguesve dhe shifrave, ndryshimi më i rëndësishëm lidhet me mënyrën se si institucioni po i afrohet qytetarëve. Kadastra ka nisur një qasje të re “derë më derë”, veçanërisht për banesat që ende nuk kanë dokumentacion pronësie. Ekipet e institucionit po punojnë aktualisht në fshatrat e Bashkisë Himarë, ndërsa kjo qasje pritet të shtrihet edhe në komunitete të tjera, duke nisur nga zonat rurale ku problematikat e pronësisë kanë mbetur të pazgjidhura prej vitesh. Qëllimi është që qytetarët të informohen, orientohen dhe të kenë mundësi t’i trajtojnë nga afër problematikat e tyre të pronësisë, pa u përballur me një administratë të largët nga nevojat e tyre. Goxhobelli theksoi se rezultatet e arritura deri tani përfaqësojnë vetëm një pjesë të rrugës që mbetet për t’u përshkuar. “Sfida është e madhe, por edhe përgjegjësia jonë është e madhe”, shprehet ajo, duke vendosur si objektiv përfundimin e proceseve të mbetura pezull, garantimin e pronësisë së ligjshme për qytetarët dhe ndërtimin e një Kadastre më të shpejtë, transparente dhe më pranë njerëzve. “Asnjë pronë pa dokument dhe asnjë qytetar pa një përgjigje” mbetet objektivi i qartë i punës së Kadastrës në vijim. A.C/ReportTv.al kadastra lorena goxhobelli Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.1% Jo 22.2% Nuk e di 6.7% Vota total: 4090 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?