Lajme Zone
'Do donim ta merrnim me qira pronën', karabinierët zbulojnë 2.4 kg kokainë në një ndërtesë në Itali, prangoset 36-vjeçari shqiptar
BotëReport TV

'Do donim ta merrnim me qira pronën', karabinierët zbulojnë 2.4 kg kokainë në një ndërtesë në Itali, prangoset 36-vjeçari shqiptar

Karabinierët e zbuluan bazën ku ishte fshehur droga pas hetimeve në zonë, duke u shtirur sikur donin ta merrnin objektin me qira.

Një shqiptar 36-vjeçar u arrestua gjatë një operacioni antidrogë në Recanati të Italisë. Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë në Itali, pas një operacioni ku u gjetën rreth 2.4 kilogramë kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza, që ishin fshehur në një ndërtesë që po rinovohej jo shumë larg spitalit në Recanati (Macerata). LEXO edhe...Vrasja e shqiptarit në Itali, arrestohen pas tre muajsh bashkëshortja dhe i dashuri i saj Sipas mediave italiane, karabinierët e zbuluan bazën ku ishte fshehur droga pas hetimeve në zonë, duke u shtirur sikur donin ta merrnin objektin me qira. Pasi hynë brenda objektit, u krye edhe një kontroll, që rezultoi në zbulimin dhe sekuestrimin e sasisë së drogës, që ishte e ndarë tashmë në doza, si dhe peshore të shumta precize dhe materiale të ndryshme paketimi. 36-vjeçari, banor i Recanati-t dhe i njohur edhe më herët për forcat e rendit, u transferua në burgun e Ancona Montacuto-s. R.Xh/ReportTv.al Karabinierët itali trafik droge Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.1% Jo 22.2% Nuk e di 6.7% Vota total: 4090 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?