Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka komentuar zhvillimet e djeshme në Kuvend ku pas mesnate u miratua me votat e PS-së, reforma Territoriale. I ftuar në ‘Minuta e fundit’ në News24 me Ola Brukon Gjoni tha se me hartën e re PS ka qëllime elektorale dhe jo që t’i vijë në ndihmë qytetarëve. Po ashtu ai tha se Shqipëria me PS është kthyer në një bashki të madhe. “PD ka mbajtur një qëndrim të qartë, se nuk do të bojkotojmë zgjedhjet. PD në gjithë mekanizmin e vetë dhe na këtë narrativë politike, e ka konsideruar këtë reformë në shërbim të qytetarëve. Por faktet dhe materialet që janë paraqitur nga grupi i ekspertëve, dhe elauborimet që janë bërë nga a ta, rezulton se kjo reformë ka për qëllim qëllimet elektorale dhe jo qytetarët. Kjo është e faktuara tanimë në kundërshtitë e bashkive që shkrihen. PS nuk pyet më për qytetarët, por për pushtetin e vetë politik. PS bashkë me mazhorancën aktuale Shqipërinë e kanë kthyer në një bashki të madhe. Në kamera Rama sillet si kryebashkiak i Shqipërisë. Ne do të ndjekim të gjitha hapat ligjore.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: gjin gjoni
