Lajme Zone
“Ka marrë flakë Kruja”/ Zjarri përhapet në zonën kodrinore, banorët kërkojnë ndihmë
Të tjeraJOQ Albania

“Ka marrë flakë Kruja”/ Zjarri përhapet në zonën kodrinore, banorët kërkojnë ndihmë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë lidhur me një zjarr që ka përfshirë një zonë kodrinore në Krujë.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë lidhur me një zjarr që ka përfshirë një zonë kodrinore në Krujë.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen re të mëdha tymi dhe flakë që janë përhapur në një zonë të mbuluar me pemë dhe ullishte, ndërsa në afërsi dallohen edhe banesa.

“Ka marrë flakë Kruja krejt. Ju lutem, na ndihmoni.”

Situata ka shkaktuar shqetësim te banorët, veçanërisht për shkak të afërsisë së flakëve me zonat e banuara.

JOQ Albania publikon pamjet dhe apelin e qytetarit, ndërsa kërkon ndërhyrje të shpejtë nga strukturat përgjegjëse për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbrojtur banorët dhe pronat e tyre. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)