Lajme Zone
Juventus/ Marrëveshja për Kolo Muanin zhbllokohet gjatë natës, akordi është një hap larg
SportReport TV

Juventus/ Marrëveshja për Kolo Muanin zhbllokohet gjatë natës, akordi është një hap larg

Orë vendimtare për negociatat me PSG-në, sulmuesi është gati të veshë sërish fanellën bardhezi të Juventusit.

Juventus është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për transferimin e Randal Kolo Muanit. Negociatat me Paris Saint Germain kanë përparuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit dhe palët janë vetëm një hap larg arritjes së marrëveshjes përfundimtare. Që mbrëmjen e së hënës flitej se këto do të ishin orët vendimtare për rikthimin e sulmuesit francez (lindur në vitin 1998) në Torino. Sipas raportimeve, trajneri Luciano Spalletti ka këmbëngulur fort që marrëveshja të përfjë me sukses, duke i dhënë fund një sage negociatash që ka zgjatur prej javësh. LEXO edhe...Itali/ Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar! Pranga dy ish-bashkëpunëtorëve (EMRAT) Juventus dhe PSG pritet ta mbyllin transferimin në formën e një huazimi me detyrim blerjeje, me një vlerë prej 40 milionë eurosh, plus bonuse. Pikërisht rritja e bonusit dhe përfshirja e një klauzole për përfitim nga një shitje e ardhshme kanë qenë elementët kyç që kanë afruar palët drejt marrëveshjes. Kolo Muani ka veshur më parë fanellën bardhezi nga janari deri në qershor të vitit 2025, periudhë gjatë së cilës zhvilloi 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 10 gola dhe dhënë 3 asistime në Serie A, Kupën e Italisë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube. Verën e kaluar, drejtori i atëhershëm sportiv i Juventusit, Damien Comolli, zhvilloi negociata të gjata me PSG-në për ta mbajtur sulmuesin edhe një sezon tjetër, përmes një huazimi të ri me kushte. Megjithatë, bisedimet dështuan për shkak të vlerësimit të lartë që klubi parisien i bëri lojtarit. Si pasojë, Juventusi u orientua në ditët e fundit të merkatos drejt transferimit të Loïs Openda. Pas një sezoni dhe një huazimi të Kolo Muanit te Tottenham, tashmë duket se janë krijuar të gjitha kushtet që sulmuesi francez të nisë kapitullin e dytë të aventurës së tij me Juventusin. S.Dh/ReportTv.al juventus psg itali serie a kolo muani Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.6% Vota total: 7887 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?