Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Ju tallni protestën, por u pamë çfarë artistash jeni”, aktivisti Ilir Xhemalaj i drejtohet të rinjve: Dilni dhe luftoni, sepse ky vend është për ju


Këtë të hënë mbahet protesta e 128-të para kryeministrisë, ku qytetarët duan largimin e Ramës. Aktivisti Ilir Xhemalaj u tregua i ashpër me një emision humori, që përqeshte protestën.

Këtë të hënë mbahet protesta e 128-të para kryeministrisë, ku qytetarët duan largimin e Ramës. Aktivisti Ilir Xhemalaj u tregua i ashpër me një emision humori, që përqeshte protestën. “Sot doja të flisja për këta palo-artista, kanë guximin për të përqeshur protestën. Si nuk kanë turp. I kemi parë mirë çfarë artistash janë. Doja t’i thoja atij tepelensit, si ka mundësi që tallesh me protestën, kur kemi humbur të dy njerëz nga kjo shëndetësi. Si ka mundësi që dalin e tallen me popullin. U drejtohem të gjithë gjimnazistëve dhe të rinjve, dilni dhe luftoni, sepse ky vend është për ju”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: luftoni xhemalaj