Lajme Zone
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Ju q**sha motrën, shkoni more!’ Gjejnë përgjues në qeli, 40 të burgosur shqiptarë e italianë përleshen me policinë në burgun e Pisa-s, videoja transmetohet në TikTok


Gjatë videos që pati rreth 15 mijë shikues para se të ndërpritej, të burgosurit, duke alternuar gjuhën italiane dhe atë shqipe, denoncuan se “janë rrahur me shkopinj gome” dhe se kanë “të drejtën të mos përgjohen dhe të mund të flasin lirshëm ndërsa jemi në qeli, pa pasur frikën se po na përgjojnë”.

Zbulimi i disa pajisjeve të përgjimit në qelitë e tyre shkaktoi revoltën e dhjetëra të burgosurve, mes tyre edhe shqiptarë, në burgun Don Bosco të Pisës. Rreth 40 persona dyshohet se morën nën kontroll një repart të tërë, u barrikaduan brenda tij dhe kërkuan të takonin komandantin e policisë penitenciare dhe drejtoreshën e institucionit. Protesta filloi rreth orës 19:00, siç u bë e ditur nga një transmetim i drejtpërdrejtë në TikTok, i realizuar nga një i burgosur me një telefon celular, i cili kishte përfunduar në dorën e tij pavarësisht ndalimeve. Burri tregoi në rrjetet sociale se të martën drejtoria e burgut i kishte nxjerrë të burgosurit nga qelitë e tyre për rreth dy orë, me justifikimin se “do të kryhej një provë evakuimi”. Sipas tij, të mërkurën, ata kanë zbuluar praninë e pajisjeve të përgjimit dhe të pajisjeve të tjera elektronike të fshehura për qëllime hetimore. LEXO EDHE:Tentoi të vriste të atin dhe më pas kërcënoi vëllanë, dënohet me 8 vite burg 37-vjeçari shqiptar në Itali Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në rrjetin social, i cili pati rreth 15 mijë shikues para se ë ndërpritej, të burgosurit, me fytyra të zbuluara dhe pa shenja të dukshme dhune fizike, duke alternuar gjuhën italiane dhe atë shqipe, denoncuan se “janë rrahur me shkopinj gome” dhe se kanë “të drejtën të mos përgjohen dhe të mund të flasin lirshëm ndërsa jemi në qeli, pa pasur frikën se po na përgjojnë”. Në video, biseda në shqip e italisht vijon kështu: -Obobo! -Shkoni, copë m*ti! -Mos, erdhën ore! -Shkoni! -Ju q**sha motrën! Shkoni, more plehra! -Tani i rrethuan. -I rrethuan ë? -Po, po! -Çoni frigoriferët! Bllokoni vendin! -O vëlla thoni emrin e burgut! -Mos, i vajtën! Dhjetëra efektivë të policisë, karabinierë dhe pjesëtarë të policisë penitenciare mbërritën për të menaxhuar protestën, e cila për momentin është nën kontroll. Megjithatë, jashtë burgut janë mbledhur disa dhjetëra persona, mes tyre të afërm dhe miq të të burgosurve. Raportohet se ka pasur edhe përleshje mes disa të burgosurve dhe punonjësve të policisë, aq sa brenda institucionit të vuajtjes së dënimit kanë mbërritur disa ambulanca për t’u dhënë ndihmë personave në nevojë. Ndër arsyet e protestës janë edhe mbipopullimi i qelive të burgut dhe kushtet higjieno-sanitare të institucionit./Corriere P.J/Shqiptarja.com TAG: itali PISA shqiptarët në itali burgjet sherr Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.5% Jo 22.2% Jam i/e dyzyuar 4.3% Vota total: 1187 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?