Nis sot Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i cili çdo vit i kushtohet ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kujdesit për shëndetin, kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimin të hershëm.
Mesazhi i këtij viti është: “Kontrolli është dashuri për veten. Zbuloje herët, vepro në kohë!”, duke vënë theksin te rëndësia e kontrolleve periodike dhe e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin.
Gjatë muajit tetor zhvillohen në mbarë botën dhe në Tiranë aktivitete sensibilizuese dhe informuese. Fushata u drejtohet veçanërisht vajzave dhe grave, duke i nxitur ato t’i kushtojnë vëmendje shëndetit të tyre si dhe të mos neglizhojnë kontrollet mjekësore. Kanceri i gjirit mbetet një nga sëmundjet që kërkon vëmendje të vazhdueshme nga individët, profesionistët e shëndetësisë dhe institucionet.
Informimi i duhur dhe marrja e masave parandaluese janë pjesë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor, ndërsa kontrollet dhe këshillimi me mjekun ndihmojnë në përcaktimin e hapave të nevojshëm për çdo grua, në varësi të moshës dhe faktorëve individualë të riskut.
Ekspertët inkurajojnë vajzat dhe gratë që të informohen dhe të konsultohen me profesionistët e shëndetësisë dhe të ndjekin rekomandimet për kontrollet periodike.
Gjithashtu, fushata shërben si një thirrje për mbështetje dhe solidaritet ndaj grave që përballen me sëmundjen, si dhe ndaj familjeve të tyre.
“Kontrolli është dashuri për veten. Zbuloje herët, vepro në kohë!”, thekson Instituti i Shëndetit Publik në mesazhin e përcjellë në kuadër të Tetorit Rozë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *FokusAktualitet tetori roze

