Protesta kundër qeverisë ka vijuar këtë mbrëmje në Tiranë, duke shënuar ditën e 77-të të tubimit të qytetarëve para Kryeministrisë. Qindra protestues janë mbledhur në shesh, ku kanë përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. “Arrestoni Ramën!” dhe “Arrestoni Ballukun!” kanë qenë ndër sloganet e thërritura në kor nga protestuesit.
Në protestë janë shfaqur edhe pankarta me mesazhe drejtuar qeverisë. “Ju prisni të lodhemi, ne vazhdojmë…” shkruhej në njërën prej tyre, duke përcjellë vendosmërinë e protestuesve për të vijuar tubimet.
Protesta po zhvillohet prej javësh, pavarësisht temperaturave të larta dhe kushteve të vështira atmosferike. Protestuesit deklarojnë se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

