99 ditë revoltë, qëndresë e rezistencë. Një protestë që nuk ka të ndalur. Qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit, jehuan thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”. Aktivistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në ditën e 100-të, ndërsa është paralajmëruar rrethimi i Kryeministrisë. Krahas dorëheqjes së Ramës, nga protesta është artikuluar edhe kërkesa për largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike. Protestuesit kanë sinjalizuar gjithashtu se aksioni do të zhvendoset edhe përpara Parlamentit me rinisjen e sesionit parlamentar.
Kuvendi rikthehet të martën, më 8 shtator, vetëm një ditë pas protestës së 100-të, duke paralajmëruar një fillim jave me tension të lartë politik. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama proteste
