Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit mbërrijnë tek Vasil Shanto, thirrje të forta kundër qeverisë: Rama në burg, Balluku në burg


Vazhdon protesta e 102 me radhë e qytetarëve kundër korrupsionit madhor të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Vazhdon protesta e 102 me radhë e qytetarëve kundër korrupsionit madhor të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë bërë thirrje të forta në kor si “Ju erdhi fundi”, “Arrestoni Ramën”, “Shqipëria kërkon revolucion”. Ata kanë bllokuar për pak momente qarkullimin e makinave në këtë zonë. Me flamuj kombëtar në duar, vazhdon revolta e fortë e qytetarëve kundër keqqeverisjes. Kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, si dhe arrestimi i Belinda Ballukut.

Protesta e 102-të përkon dhe me njoftimin nga SPAK për akuza të reja ndaj Belinda Ballukut, teksa i sekuestruan dhe një vilë në bregdet. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 102 protesta