Studentët dhe gjimnazistët kanë marshuar drejt sheshit “Skënderbej” në Tiranë, duke vijuar protestën kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Që prej orëve të mëngjesit, të rinjtë kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkuar protestës, me thirrjet “Ju erdhi fundi!” dhe “Dorëheqje!”. Ata kërkojnë largimin e Ramës dhe të qeverisë, ndërsa tubimet e të rinjve vijojnë në kryeqytet. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
