Presidentja bullgare Ilijana Jotova, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, në Strasburg tha se pret që mbikëqyrja mbi zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me OMO “Ilinden Pirin” më në fund të përfjë në seancën e ardhshme.Sipas Jotovës, Bullgaria deri tani i ka përmbushur të gjitha rekomandimet e dhëna nga organet ndërkombëtare dhe në koordinim me Agjencinë për Regjistrim ka bërë ndryshime ligjore për të mundësuar regjistrimin e organizatës, por shtoi se nga ana e tyre gjithmonë mungon ndonjë dokument gjatë aplikimit. Këshilli i Evropës është kompetent për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut.OMO “Ilinden Pirin” është vetëm një nga organizatat dhe shoqatat e pakicës maqedonase në Bullgari, por është më e madhja, më aktive në paraqitjen e padive para Gjykatës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut kundër saj dhe fituese e rregullt në kontestet.Nga gjithsej 16 vendime të fituara për shkeljen e së drejtës së shoqërimit të lirë të maqedonasve në Bullgari, 11 janë të OMO “Ilinden Pirin”. Vendimin e parë kjo organizatë e ka fituar para Strasburgut në vitin 2001. As atë, as 10 vendimet pasuese të fituara, Republika e Bullgarisë nuk i ka zbatuar deri sot.

