Një ditë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është paraqitur në Bllokun e Sigurisë për të takuar personat e arrestuar pas tubimit. Tabaku, e cila mban edhe detyrën e kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ka shkuar pranë ambienteve ku mbahen të ndaluarit, në një moment kur vëmendja është përqendruar te veprimet e Policisë pas protestës dhe personat e shoqëruar apo arrestuar.
Vizita e deputetes së PD-së vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së studentëve dhe të rinjve, ku pati përplasje me efektivët e Policisë dhe persona të lënduar.
Deri më tani nuk ka detaje të tjera mbi përmbajtjen e takimeve apo deklarata të deputetes lidhur me vizitën. Top Channel

