Lajme Zone
Jetonte me 9600 lekë pension, kryeministri Rama dhjetëfishon shumën mujore të 117-vjeçares
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Jetonte me 9600 lekë pension, kryeministri Rama dhjetëfishon shumën mujore të 117-vjeçares

Sipas VKM, për 117-vjeçaren është caktuar dhjetëfishi i pensionit social (pensioni social është 10 222 lekë). Pensioni i saj prej 9600 lekësh u ndërpre kur mbushi 100 vjeçe dhe nga ai moment, të birit iu deshën 7 vite përpjekje për ta rikthyer.

Kryeministri Edi Rama i ka akorduar një shtesë pensioni Qamile Marrës, 117-vjeçares që sipas dokumenteve, rezulton të jetë personi më i moshuar në Shqipëri dhe në botë. Sipas VKM, për 117-vjeçaren është caktuar dhjetëfishi i pensionit social (pensioni social është 10 222 lekë). Pensioni i saj prej 9600 lekësh u ndërpre kur mbushi 100 vjeçe dhe nga ai moment, të birit iu deshën 7 vite përpjekje për ta rikthyer. LEXO edhe...Lorenc Vangjeli: Lojë luftërash për pushtet në Tiranë e Prishtinë Në dokumente, ajo rezulton të ketë lindur më 19 gusht 1909, dy ditë para britanikes Ethel Caterham që mban rekordin Guinness. Qamile Marra ka lindur në një fshat 3 orë në këmbë larg Ferrasit, ndërsa në këtë të fundit u martua në moshën 16-vjeçare. Ajo është nënë e dy fëmijëve. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA V E N D I M PËR DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. QAMILE METAN MARRA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Qamile Metan Marra, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. P.J/ReportTv.al Qamile Marra edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.1% Jo 22.3% Nuk e di 6.6% Vota total: 4250 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?