Pas disa orësh marshimi në rrugët kryesore të Tiranës, protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar tubimin e tyre kundër qeverisë. Gjatë rikthimit në bulevard, qytetarët kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë shprehur kritika edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndër sloganet e dëgjuara gjatë protestës kanë qenë “Rama në burg, Berisha në burg”, si dhe thirrje të tjera kundër klasës politike. Protesta e sotme shënon ditën e 61-të të mobilizimit qytetar, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se do të vijojnë marshimet dhe tubimet në ditët në vijim. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
