Lajme Zone
Jennifer Lopez sjell shkëlqimin retro në fotografitë e reja, pozon me bikini të bardha dhe taka me pika
KulturëGazeta Tema

Jennifer Lopez sjell shkëlqimin retro në fotografitë e reja, pozon me bikini të bardha dhe taka me pika

Jennifer Lopez ka tërhequr sërish vëmendjen me një seri fotografish të reja të publikuara në Instagram, ku shfaqet me një pamje elegante dhe frymëzuar nga stili pin-up i viteve të 50-ta.

Jennifer Lopez ka tërhequr sërish vëmendjen me një seri fotografish të reja të publikuara në Instagram, ku shfaqet me një pamje elegante dhe frymëzuar nga stili pin-up i viteve të 50-ta.

Këngëtarja dhe aktorja 57-vjeçare pozoi me bikini të bardha retro, duke nxjerrë në pah linjat e saj të tonifikuara.

Në një tjetër fotografi, ajo u shfaq me një fustan të bardhë me dekolte të theksuar, duke ruajtur të njëjtën frymë glamuroze.

Në mbishkrimin e postimit, Lopez shkroi: “Sezoni i Leos vazhdon”, duke iu referuar shenjës së saj të horoskopit.

Fotografitë morën reagime të shumta nga ndjekësit dhe miqtë e saj, mes tyre edhe Jessica Alba, e cila reagoi me emoji me sy në formë zemre dhe flakë.

Fotografitë e reja vijnë pas një vere të ngarkuar për Lopez, e cila së fundmi kaloi kohë në Itali me binjakët e saj 18-vjeçarë, Max dhe Oskar, përpara se ata të nisin studimet universitare.