Një tjetër bashkatdhetar i ardhur nga diaspora e Shtutgartit ka marrë fjalën para godinës së Kryeministrisë, duke përçuar një mesazh të fortë ndërgjegjësimi qytetar dhe thirrje për shkëputje nga militantizmi partiak. Protestuesi vlerësoi energjinë dhe vendosmërinë e sheshit, duke theksuar se pushteti i frikësohet qytetarëve të lirë: “Vij nga diaspora e Shtutgartit. Aq shpirtra të lira sa ka ky shesh nuk janë parë ndonjëherë. Jemi njerëz që as nuk shitemi, as blihemi. Ndaj na kanë frikë të gjithë këta në pushtet.” Më tej, ai paralajmëroi për rrezikun e zbrazjes përfundimtare të vendit nëse nuk ndryshohet sistemi politik aktual: “Nëse vijojmë edhe me këtë sistem edhe 20-30 vite, që na kanë servirur këta palaço, do të mbeten shqiptarë vetëm në qendrat e disa qyteteve dhe s’do të ketë më shqiptarë askund!” Në përmbyllje të fjalës së tij, ai u bëri thirrje shqiptarëve të vendosin familjen dhe të ardhmen e tyre mbi interesat partiake:
“Vetëm një lutje kam: duajeni veten, familjen, hiqni dorë nga partia! Nuk u kemi asnjë borxh këtyre që na detyruan të ikim nga familjet tona dhe vendi ynë!” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
