Një prej të rinjve pjesëmarrës në protestën para Ministrisë së Arsimit deklaroi për gazetaren Klodiana Lala se kjo është mënyra e tyre e reagimit ndaj qeverisë ‘Rama’, ndërsa dënoi sjelljen e policisë. “Ne jemi më të dobët, nuk kemi kaq fuqi sa pushteti. Ndaj ne po përdorim këtë metodë. Policia duhet të zbatojë ligjin”, u shpreh protestuesi. Ai ngriti shqetësimin për atë që, sipas tij, ka ndodhur gjatë protestës së një dite më parë, duke pretenduar se efektivët kanë tërhequr zvarrë një të ri, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë, si dhe persona të moshuar. “Kemi parë një djalë që tërhiqej zvarrë dhe i thyhej këmba, kemi parë të moshuar që tërhiqeshin zvarrë. Kemi parë fëmijë të dëmtuar dhe të moshuar. Policia duhet të jetë e kujdesshme dhe të mbajë përgjegjësi”, deklaroi ai. Protesta studentore vijon në Tiranë, ndërsa situata është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
