Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

“Jemi drejt rrugës së mbylljes së kapitujve”, Rama për integrimin në BE: Ne vazhdojmë të punojmë


Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Euronews 2026.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Euronews 2026.

Rama tha se Shqipëria vijon kontaktet dhe punën me Komisionin Evropian, duke theksuar se vendi është në rrugën drejt përmbylljes së kapitujve të negociatave.

Ai u shpreh gjithashtu në favor të zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke thënë se mirëpret çdo vend që dëshiron të bëhet pjesë e unionit. “Ne jemi në kontakt me Marta Kos, ne vazhdojmë të punojmë. Jemi drejt rrugës së mbylljes së kapitujve, se kur do të ndodhë, askush nuk e di.

Pra, nuk ka një datë dhe ajo nuk mund të caktojë apo të vendosë një datë. Askush nuk vendos një datë apo numër me BE-në, sepse ta bësh këtë do të thotë të humbasësh bastin. Ideja është të ecësh çdo ditë, të bësh detyrën dhe të shpresosh pastaj se gjërat mund të ndodhin.

Unë jam në favor të një Evrope më të madhe. Që ta dijë bota sot, mirëpres të gjithë të bëhen pjesë e BE-së, edhe presidenti Trump, nëse do të vijë, është i mirëpritur”, tha Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet