Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

Javën tjetër zyrtarizohet kalendari i integrimit/ prezantohet në 4 nëntor ne Parlamentin Evropian nga Marta Kos


Më 4 nëntor, Shqipëria mëson fatin e saj europian. Komisionerja Marta Kos do të prezantojë të mërkurën në Parlamentin Europian, Paketën e re të Zgjerimit të BE.

Më 4 nëntor, Shqipëria mëson fatin e saj europian. Komisionerja Marta Kos do të prezantojë të mërkurën në Parlamentin Europian, Paketën e re të Zgjerimit të BE.

Tradita vjetore këtë herë ndryshon, me strategjinë e re të KE, në paketën e re të zgjerimit përfshihen: rregullat e reja për anëtarësimet, integrimi gradual, heqjen e vetos për vendet anëtare dhe udhërrëfyesit e posaçëm për vendet kandidate.

Në mbledhjen e Komitetit të Jashtëm PE, do të zbulohet edhe udhërrëfyesi i posaçëm për Shqipërinë, një kalendar për mbylljen e negociatave të BE. Tirana pret lajmin e mirë për konfirmimin e dhjetorit të 2027 si afati i fundit për mbylljen e negociatave.

Udhërrëfyesi po ashtu do të përcaktojë detyrat e Shqipërisë në kilometrin e saj të fundit europian.

Paketa e Zgjerimit 2026 të BE, përfshin raporte nga Komisioni Evropian mbi dhjetë vende kandidate me në krye kandidatët më potencialë si Mali i Zi dhe Shqipëria për anëtarësim në BE.

Pasi Komisioni të ketë vlerësuar progresin e secilit prej këtyre vendeve në zbatimin e reformave që lidhen me BE-në, Raportuesit e Përhershëm të Komitetit për Punë të Jashtme do të përgatisin projektrezoluta për secilin vend individualisht.

Këto rezoluta do të përcaktojnë pikëpamjet dhe rekomandimet e Parlamentit Evropian në lidhje me rrugën e këtyre vendeve drejt anëtarësimit në BE.

Shqipëria ka hapur gjithë grupkapitujt e negociatave, ndërsa deri më tani ka arritur të mbyllë 4 kapituj. I mbetën dhe 29 të tjerë për tu mbyllur brenda harkut kohor të 1 viti. 2030, mbetet objektivi për anëtarësimin në BE./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet