Lajme Zone
Java e tetë, përzgjidhet formacioni më i mirë në Superiore
SportCNA

Java e tetë, përzgjidhet formacioni më i mirë në Superiore

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi më 26 tetor se ka ng...

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 8-të në Kategorinë Superiore, duke vlerësuar paraqitjet e futbollistëve në ndeshjet e zhvilluara këtë fundjavë.

Formacioni është ndërtuar me skemën 3-4-2-1 dhe përfshin futbollistë nga gjashtë skuadra të kampionatit, të cilët spikatën me paraqitjet e tyre në këtë javë.

Në portë është përzgjedhur Ortelio Biba i Laçit, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Naser Aliji i Dinamo City, Bruno Lulaj i AF Elbasanit dhe Arlind Kurti i Laçit.

Në mesfushë janë Ergis Arifi i Teutës, Ibrahim Abas i AF Elbasanit, Emmanuel Obinna Nwokporo i Vllaznisë dhe Dejvid Janaqi i Skënderbeut. Në mbështetje të sulmit janë përzgjedhur Klevi Qefalija i Dinamo City dhe Ennur Totre i Skënderbeut, ndërsa në majën e sulmit është Edon Murataj i Vllaznisë.

Trajneri më i mirë i javës së 8-të është shpallur Csaba Laszlo i Vllaznisë, pas fitores 2-0 ndaj Tiranës në stadiumin “Loro Boriçi”. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.