Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Jam turist”/ Policia shoqëron edhe një të huaj gjatë protestës, studentja: Rama dhe policia nuk na trembin, po lodhen kot!


Një turist i huaj është mes tre personave të shoqëruar nga policia pak më parë gjatë protestës përpara Kryeministrisë. Ngjarja është denoncuar nga një studente pjesëmarrëse në tubim, e cila ka kritikuar ndërhyrjen e forcave të rendit dhe ka deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen.

Një turist i huaj është mes tre personave të shoqëruar nga policia pak më parë gjatë protestës përpara Kryeministrisë. Ngjarja është denoncuar nga një studente pjesëmarrëse në tubim, e cila ka kritikuar ndërhyrjen e forcave të rendit dhe ka deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen. Sipas studentes, turisti ndodhej mes demonstruesve në momentin kur policia ndërhyri për të kryer shoqërimet. Ajo tregoi se i huaji është identifikuar si turist, por kjo nuk e ka penguar shoqërimin e tij. “Mes protestuesve ishte edhe një turist. Ishte mes tre personave që u shoqëruan”, deklaroi e reja. Studentja theksoi se ka marrë pjesë edhe në tubimet e mëparshme paqësore, ndërsa gjatë 13 ditëve të revoltës studentore ka qenë çdo ditë në protestë. “Unë jam studente. Kam qenë edhe në protestat paqësore, por në protestat e studentëve kam qenë çdo ditë. Sa më shumë na kundërshtojnë, aq më shumë na shtohet revolta”, u shpreh ajo. E reja kritikoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama për paralajmërimet e tij mbi vendosjen e gjobave dhe masave të tjera ndëshkuese ndaj pjesëmarrësve në protesta të dhunshme. Sipas saj, ndërhyrjet e policisë dhe presioni ndaj protestuesve nuk do t’i ndalojnë të rinjtë të vijojnë tubimet.

“Janë duke u lodhur kot. Policinë dhe Ramën do t’i zërë gjaku i të rinjve që kanë derdhur”, u shpreh ajo.

Studentja theksoi se nuk mund të qëndrojë në shtëpi ndërkohë që në protesta marrin pjesë edhe fëmijë dhe adoleshentë.

“Nuk rri dot në shtëpi, sa kohë në protestë dalin 13-vjeçarë. Ne do të mhemi të rezistojmë deri në fund”, deklaroi e reja. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb