Pas një periudhe të gjatë protestash, tensionesh politike dhe dorëheqjesh që tronditën skenën politike të vendit, qytetarët serbë iu drejtuan kutive të votimit për të vendosur të ardhmen e tyre politike. Zgjedhjet parlamentare u zhvilluan në një klimë të ngarkuar, pas muajsh pakënaqësish dhe kërkesash për ndryshim, ndërsa vota e qytetarëve pritet të përcaktojë drejtimin politik të Serbisë dhe përbërjen e re të parlamentit… Qendrat e votimit në Serbi kanë mbyllur dyert në orën 20:00, duke përfunduar zyrtarisht procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare. Megjithatë, në disa qendra vijojnë të ketë radhë qytetarësh që presin për të votuar.
Sipas rregullave zgjedhore, komisionet e qendrave të votimit duhet t'u mundësojnë të gjithë qytetarëve që ndodheshin në radhë në orën 20:00 të votojnë, pavarësisht përfundimit të orarit zyrtar.
Sipas të dhënave të raportuara nga RTA, pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 19:00 kishte arritur në 67.8 për qind. Në këto zgjedhje, të drejtën e votës e kanë 6,451,292 qytetarë, ndërsa autoritetet kanë organizuar procesin në 8,392 qendra votimi.
Nga këto, 29 qendra ndodhen në institucione penitenciare, ndërsa 93 të tjera janë hapur jashtë vendit, në 37 shtete, për t'u mundësuar votimin 102,147 shtetasve serbë me të drejtë vote.
Për të garantuar pjesëmarrjen e komuniteteve të ndryshme, autoritetet zgjedhore kanë shtypur fletëvotimet në 29 versione gjuhësore.
Pas përfundimit të votimit edhe për qytetarët që ndodhen ende në radhë, komisionet zgjedhore do të vijojnë me numërimin e votave dhe publikimin e rezultateve.
Sipas organizatës vëzhguese CRTA, pjesëmarrja prej 67.8 për qind deri në orën 19:00 përbën një rritje të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2023, kur në të njëjtën orë kishin votuar 55.5 për qind e zgjedhësve.
Zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit 2026 përcaktojnë përbërjen e re të parlamentit serb, i cili ka 250 vende. Në garë marrin pjesë 18 lista zgjedhore.serbi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Rusia ndryshon mendje: Evropa duhet të përfshihet në bisedimet e paqes për Ukrainën 25 Tetor 2026, 19:5519:55Rajoni dhe Bota Serbia pjesëmarrje historike në zgjedhje, votojnë mbi 65 për qind deri në orën 18:00; synohet rekordi i vitit 2000 25 Tetor 2026, 19:1719:17Rajoni dhe Bota Si Macron e ktheu Francën në një shtet të paqeverisshëm 25 Tetor 2026, 18:1618:16Rajoni dhe Bota Tensione dhe dyshime për blerje votash në Serbi, vëzhguesit raportojnë parregullsi 25 Tetor 2026, 17:0117:01Rajoni dhe Bota Rritet pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi, shkon në 57% deri në orën 16:00 25 Tetor 2026, 16:3016:30Rajoni dhe Bota Pjesëmarrje masive në zgjedhjet në Serbi, mbi 3 mln qytetarë votuan deri në orën 14:00; radhë të gjata në qendrat e votimit 25 Tetor 2026, 15:2915:29Rajoni dhe Bota

