Afrimi i ditës kur në Tiranë do të ‘zbarkojë’ ambasadori i ri i SHBA, gjenerali Eric Wendt, ka sjellë me të vërtetë përshtjellim në ambientin politik të Tiranës, përfshirë këtu dhe protestën e përnatshme në bulevardin qëndror të kryeqytetit! Misteri që përmban ‘valixhja diplomatike’ e të dërguarit direkt të presidentit amerikan, Trump, në Shqipëri, ka nisur të ngjallë frikë tek të gjitha palët, kryesisht tek ata që janë pozicionuar dukshëm e rëndshëm kundër Trump, SHBA-ve dhe mbi të gjitha kundër investimeve amerikane! LEXO edhe...Frrok Çupi: Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë? Kreu i PD, Sali Berisha ka heshtur në thirrjet për të mbështetur protestën, duke u mjaftuar me ‘analizën’ e punës së Ramës me ministrat e tij, akuzat ndaj qeverisë e kryeministrit, pavarësisht se pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet për pushtetin vendor dhe pritet që dhe këtë radhë opozita të shkojë në zgjedhje si ‘ai në dasmë’, ndërsa PS e ka nisur me kohë e vakt punën për fitoren! Ndërkohë protesta në kryeqytet vijon të lëvizë nëpër ‘ullukun’ e saj, me të njejtat parulla, me të njejtat slogane, me të njejtin intenerar dhe me të njejtin intensitetet lëvizjesh ‘bosh’ pa dhënë asnjë rezultat, por vetëm duke ngushtuar gjithnjë e më shumë radhët e saj, por dhe duke nxitur përplasjet pafund brenda vetë radhëve të ‘shtrënguara lirisht’ të ‘revolucionit’! E teksa të gjithë i ka kapur një lloj frike në lidhje me misterin e sjelljes së ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, ajo që dinë është se ‘vijat e kuqe’ për diplomacinë amerikane në këto kohë të trazuara dhe luftrash në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, janë të përcaktuara qartë! Mesazhet kanë qënë të qarta, Shqipëria është vend stabël që eksporton stabilitet në rajon, prandaj nuk duhet të cënohet ky stabilitet, i domosdoshëm për aleatët tanë të mëdhenj! Ndaj duhet mbështetje për reformat integruese, ku vendet anëtare të Unionit e konsiderojnë Shqipërinë në krye të listës bashkë me Malin e Zi për t’u anëtarësuar të parat në BE! E tha dhe Kos këtë të martë këtë! Prandaj presidenti Trump ka emëruar në Tiranë një gjeneral në pension, të përgatitur për përballimin e situatave të vështira në këtë cep të botës, përballë rrezikut rus dhe tentativës së islamit politik të mbështetur nga terrorizmi për të depërtuar në Ballkan! Kuptohet gjenerali do të ‘mbikqyrë’ dhe Kosovën, që është jo vetëm pa ambasador amerikan, por dhe pa institucione legjitime e pa shtet këtu e dy vite, për shkak të Albin Kurtit! Do qetësi SHBA nga nahija jonë! Diplomacia e SHBA është e prerë në qëndrimin e saj kudo që ndodhet në botë, mbështet fort investimet amerikane, të vogla e të mëdha qofshin këto, dhe i mbron me forcë, pavarësisht se çfarë bëhet në vendet respektive! Kuptohet, amerikanët janë strikt në marrëveshjet e tyre për të investuar kudo në botë, prandaj kërkojnë të njejtën qasje nga vendet që thithin këto investime! Në Shqipëri janë nënshkruar marrëveshje të mëdha me SHBA, sidomos ajo e gazit, është ftuar dhe Kosova për këtë marrëveshje por Albini ka refuzuar deri më tani, por janë në proces dhe investime të tjera të mëdha, përfshirë ato në Zvërnec dhe Sazan, ku është i përfshirë dhe Jared Kushner e Jovanka Trump, dhëndri e vajza e preferuar e Donald Trump! Janë investime këto që sjellin jo vetëm përfitime për shqiptarët, 4.5 miliardë dollarë investim amerikan nuk janë një fjalë goje, por mbi të gjitha sjellin edhe siguri e garanci për Shqipërinë, por dhe interesin e fortë të qeverisë amerikane për ecurinë e këtyre investimeve, që mbrohen me përkushtim nga SHBA! S’po përmendin atë rutinën e përhershme, sipas të cilave ambasadori amerikan do të mbështesë punën e SPAK për luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, ngritjen e gjykatave të posaçme në nivelin e zbatimit të ligjit për të mos qënë thjeshtë një ‘notere’ e kërkesave të prokurorëve, respektimin e të drejtave të njeriut dhe gjëra të tjera të këtij lloji! Pasi për hir të së vërtetës ambasadori i SHBA, kudo që të ndodhet, në radhë të parë mbron interesat e Amerikës, interesa që i përputhin fort dhe me interesat dhe nevojat e vendeve aleate ku ushtrojnë detyrën! E mbi të gjitha SHBA është garanti i sigurisë në botë, pra dhe për Shqipërinë e vogël aleate! Dhe nuk na ka dalë keq në asnjë periudhë aleanca me SHBA. Përkundrazi, ka qënë jetike për vetë ekzistencën tonë si shtet por dhe për krijimin e shtetit të dytë shqiptar në Ballkan, Kosovës! Dhe i përmendëm këto ‘vijat e kuqe’ që përmban ‘valixhja dipomatike’ e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë që pritet të vijë në fillim të kësaj vjeshte, pasi në këto kohë ‘vakance’ pa titullar të ambasadës së SHBA, kanë ‘lulëzuar’ shumë elementë anti-SHBA e anti-Trump, të mbështjellë herë herë dhe me mbështetje të të majtëve radikalë amerikanë e evropianë, islami politik e turli rrymash e elementësh radikalë që kanë vërshuar në bulevardin qëndror të Tiranës, prej më shumë se tre muajsh, duke e degjeneruar protestën me tamam që ishte në dy javët e para! Pra, edhe këta revolucionarët e bulevardit të Tiranës janë trembur nga ‘vijat e kuqe’ të SHBA në Shqipëri, në vigjilje të ardhjes së ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, i cili mbërrin në këtë fillim vjeshte për të ushtruar detyrën e tij në shërbim të shtetit të vet si dhe në mbështetje të Shqipërisë e shqiptarëve si aleatë e miq të mirë e faktor stabiliteti në rajon! Ndaj “revolucioni’ ka nisur të bëjë një hap pas në retorikën e tij kundër Trump dhe SHBA, ka zhdukur të paktën këto ditët e fundit nga skena përfaqësues të islamit politik, duke mos u dhënë as mikrofonin për të folur, pasi ata për hir të së vërtetës në çdo 5 fjalë një e kanë me ‘allah’, një me ‘rrugën e Zotit’, e një me ‘kontributin’ e Anadollit për shqiptarët! Ende s’kanë përmendur betejën e Çanakalasë apo zëvendësimin e Kushtetutës shqiptare me sheriatin! Por drejt asaj po shkonin, me atë turr që kishin marrë! “Me paratë tona po protestojmë’, justifikoheshin! Pavarësisht rënies së mbështetjes brenda vendit si dhe daljes nga ‘rrethi’ i jehonës nëpër mediat kryesore të huaja, ishin në ‘pole’ për shkak të axhendës anti-SHBA e anti-Trump të kuptohemi, grupet organizatore të protestës, kryesisht neomarksistët, këta përfaqësuesit e partive të vogla, por dhe përfaqësuesit e Berishës që mbajnë nën kontroll ‘hirin’ e revolucionit të ‘fikur’, refuzuan këtë përpjekjen për mbështetje të flotiljes pro-palestineze që ishte nisur nga Brindzi për të mbërritur në Vlorë, me qëllimin e vetëm që me aksionin e tyre politik të ngrenë sadopak nivelin e “Revolucionit Flamingo” në Shqipëri, tentativë që duket se nuk pati rezultatin e pritur prej tyre. “Global Sumund Flotilla”, një organizatë e fortë si pjesë e të majtës globale dërgoi në brigjet e Vlorës 3 varka të vogla në të cilat kishte dhe përfaqësues shqiptarë të diasporës, në përpjekjen e tyre për t’a kthyer luftën kundër investimit amerikan në Sazan, në një kauzë të lidhur me Gazën. Janë kauza që s’kanë asnjë pikë takimi në fakt, por ishte një përpjekje kjo! Ishte një tentativë në fakt, për të mbështetur protestën që vijon ditë pas dite me numra të ulët dhe në Tiranë, paçka se parullat që mbanin varkat e flotiljes pro-palestineze kishin një gjuhë shumë agresive ndaj izraelitëve, tesa përdoret vend e pavend ajo parulla e njohur kundër ‘sionistëve’. Ku Sazani në të cilin pritet të investohen miliarda dollarë për turizëm, ku Gaza e shkatërruar nga lufta! Ndonëse edhe vetë përfaqësuesit që erdhën me këtë flotilje e panë atmosferën e ftohtë që i priti në Shqipëri, ku asnjë përfaqësues i protestës nuk doli t’i priste në Vlorë kur zbritën, përkundrazi u panë përfaqësues të qeverisë që u ofruan një ‘guidë’ njohje për Sazanin dhe Shqipërinë, gjë që ata e refuzuan bashkë me vizitën në ishull, të cilën e kishin paralajmëruar më herët, refuzimi ndaj tyre u shfaq fare hapur në protestën e të shtunës, kur aktivistët e ardhur me “Global Sumud” tentuan t’u flisnin njerëzve në shesh, por ata u penguan nga grupi organizator! Ndonëse në mënyrë aspak ‘ortodokse’, por ama i vunë përballë flamurit kombëtar, duke e ‘errësuar’ deri në shuarje motivimin palestinez si mbrojtës të kauzës së Gazës dhe përpjekjeve për të hequr paralele me rastin e Shqipërisë dhe më konkretisht me Sazanin! Mori fund përpjekja që me zjarrin e “Gazës’ të ndiznin sadopak revolucionin e fikur Flamingo, të cilin për hir të së vërtetës kështu e donin dhe vetë organizatorët, të cilët, referuar sherreve dhe sekreteve të nxjerra gjatë sherrit mes tyre, kishte thjeshtë e vetëm një qëllim: përfitimin e parave, diku përmes projekteve, diku përmes shpërblimeve cash. Dhe bëhet fjalë për mijëra euro çdo mbrëmje, që jepen për të bërë ‘xhiro’ në bulevard! Këtë e pranojnë dhe vetë aktivistët e flotiljes ‘Gaza’, të cilët janë përplasur me anëtarët e grupit koordinues të protestës. Dhe nëse janë refuzuar me tamam, jo sa për sy e faqe, ju lumtë pasi nuk ka lidhje Gaza me Sazanin! Dikush mund të thotë se “revolucioni’ u kthye në rrugë të drejtë duke refuzuar ndikimin e “Gazës’ te protesta në Tiranë! Për hir të së vërtetës, besojmë se ajo që ka ndodhur është thjeshtë e vetëm një skenar nga ana e organizatorëve për të treguar se nuk kanë gjë me SHBA-të dhe me presidentin Trump, pa hequr dorë nga mbështetja e islamit politik dhe neomarksistëve, të cilët i japin tonin protestës! Sepse, nuk bëhet shaka me ‘miellin e amerikanit’! Grupi organizator është i qartë për ‘vijat e kuqe’ të SHBA, të cilat s’mund të shkelen! Kurse Albini ka hallet e veta, s’ka fuqi të mbështesë njeri, aq më tepër që në Shqipëri, ai dhe islami i tij politik, nuk ngjisin! Dhe me afrimin e shtatorit, ‘zbutja’ e revolucionarëve në fikje do të jetë akoma e më e madhe, pavarësisht paralajmërimeve se do të ‘ndizen’ me ardhjen e studentëve! Mbështetja ka rënë si brenda ashtu edhe jashtë vendit! Edhe konfigurimi tek vetë radikalët e majtë në SHBA ka ndryshuar në favor të progresistëve, që pritet të rrëmbejnë ‘skenën’, ndërsa tashmë Shqipërinë dhe ‘revolucionin flaming’ e kanë harruar! Nuk e ‘ndezi’ dot as “Gaza”! Ardhja e ambasadorit të ri amerikan, pritet të sjellë ndryshime të thella edhe në “bulevard’! Lekët i morën ata tani, vijojnë të respektojnë kontratën, dhe për inerci! Të kuptohemi, ka dhe idealistë në protestë! U.D/ReportTv.al Revolucioni i flamingove protestat kunder qeverise global sumud flotilla Gaza SHBA ambasada e shba Eric Wendt Marta Kos donald trump Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 54.5% Keq 33% Nuk e di 12.5% Vota total: 1388 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
