Lajme Zone
Jakin Marena: Berisha në SHBA, bileta e ‘florinjtë’ miliona dollarëshe dhe ambasadori i ri
PolitikëReport TV

Jakin Marena: Berisha në SHBA, bileta e ‘florinjtë’ miliona dollarëshe dhe ambasadori i ri

Meqë janë hedhur miliona dollarë për lobim, habitemi përse këta mbështetësit e Berishës që bëjnë sikur ngrysen dhe gdhihen në paradhomën e Trump, të mos e fusnin në ‘paketë’ përpjekjet për një takim me ambasadorin e ri amerikan!

Kryetari i PD, Sali Berisha, është nisur drejt SHBA-së, pas 5 viteve bllokim nga ana e qeverisë amerikane, e cila e shpalli non grata për korrupsion madhor, minim të demokracisë në Shqipëri dhe shantazhim të drejtësisë shqiptare! Nga ambasada amerikane në Tiranë i është bërë me dije para shumë javëve se mund të udhëtojë drejt tokës amerikane përtej Atlantikut me një vizë të kornizuar lëvizjeje si dhe kohore, duke shfrytëzuar një klauzolë për sëmundje apo për ndonjë aktivitet të OKB-së ose partiak! LEXO edhe...'A do ndalojmë në Hong Kong?', Klevis Balliu habit me pyetjen në avion, Belo Këlliçi i nxjerr namin pasi Berisha e dubloi me të duke e marrë me vete në SHBA pas ndërhyrjes së Fahriut Pasi e ka provuar për të garantuar një vizë amerikane për kurimin e një sëmundjeje, falë dhe një lobimi të fortë pranë qeverisë amerikane, Berisha ia ka dalë që të jetë pjesë e një delegacioni të partive demokristiane të botës, për të marrë marrë pjesë në konventën e republikanëve! Tepër i gëzuar që e ka marrë këtë vizë, Berisha dhe të gjithë mbështetësit e tij kanë rikthyer para publikut shqiptar entuziasmin e fortë, me argumentin se tashmë Amerika e mbështet Berishën dhe për më tepër kanë njehsuar dhënien e kësaj vize heqjen e non gratës. Pavarësisht se në faqen zyrtare të DASH, emri i Berishës, bashkëshortes Lirie dhe fëmijëve Argita dhe Shkëlzen, vijojnë të qëndrojnë pa lëvizur apo fshirë, duke figuruar me kapacitet të plotë si ‘non grata’ funksionalë, bashkë dhe me motivacionin e rëndë për të cilin është marrë ky vendim, përkrah emrave të tyre! Por Berisha dhe mbështetësit e tij bëjnë sikur nuk e kanë mendjen në këto gjëra të ‘vogla’ të shkruara në faqen e DASH, dhe i janë dorëzuar kokë e këmbë antuziasmit të lëvizjes drejt tokës amerikane, anipse në SHBA me vizë ka udhëtuar shpeshherë dhe ish lideri komunist i Kubës, njëherësh armiku më i madh i SHBA, Fidel Kastro i ndjerë si dhe liderë të tjerë ‘non grata’! Nuk po hyjmë në shumë detaje se si po e paraqet Berisha udhëtimin e tij me vizë në SHBA, pa ia hequr non gratën familjarisht, pasi tashmë si me këtë këtë ‘njollë’ si pa këtë ‘njollë’, e sigurtë është se as në rastin më fatlum ai nuk mund ta sjellë PD dhe opozitën në pushtet, pasi janë shqiptarët ata që me kohë dhe vakt e kanë shpallur definitivisht non grata, pa të drejtë rikthimi! Por ajo që na bën përshtypje në këtë udhëtim të Berishës përtej Atlantikut është axhenda e tij, takimet që pritet të realizojë dhe që janë precizuar në formën e foltoreve, mot a mot si ato që realizonte në Tiranë përballë kryeministrisë, por që tashmë foltoret e PD i ka ‘shkrirë’ me këta ‘revolucionarët Flaming’, duke e marrë më në fund edhe drejtimin e kësaj proteste, anipse herë pas here lejon ndonjë thirrje “Rama n’burg e Berisha n’burg’! Thirrje me leje, kuptohet! Praktikisht, Berisha u nis sot, më 4 shtator, drejt SHBA, ku do të marrë pjesë në disa aktivitete të planifikuara, në një vizitë që pritet të zgjasë plot 7 ditë. Përveç Konventës Kombëtare Republikane, që do të zhvillohet në Dallas më 9 dhe 10 shtator, Berisha do të zhvillojë edhe dy takime me komunitetin e shqiptarëve në dy lokacione të ndryshme. Takimi i parë i kreut të PD, nis të dielën në datën 6 shtator në Nju York dhe të martën në datën 8 shtator, starton në Texas. Mund ta ‘përshëndesin’ rrugës, andej këndej dhe ndonjë grup indipendent ‘Flaming’ me thirrjen “Berisha n’burg’, por ama kjo nuk ia zbeh delirin Berishës dhe shoqëruesve të tij! Teksa rikthimi i Berishës në SHBA, vjen pas gati 14 vitesh, pasi herën e fundit që kishte qenë përtej oqeanit në vitin 2012 kur ishte kryeministër i vendit dhe pas 5 vitesh si i shpallur ‘non grata’ nga qeveria amerikane, ajo që mund të themi është se është shpenzuar leku i madh për të marrë thjeshtë e vetëm një vizë! Një vizë që me plot gojën mund të quhet bileta e artë apo e ‘florinjtë’ siç kanë zakon shqiptarët t’i quajnë gjërat e shtrenjta përtej maksimumit! Janë 6 milionë dollarë të deklaruar si të shpenzuara për heqjen e non gratës, por që në mungesë të këtij akti të qeverisë amerikane, Berisha është mjaftuar dhe me një vizë inkonjito, të cilën ka vendosur ta shfrytëzojë maksimalisht për t’ju treguar kundërshtarëve brenda PD se tashmë ai mund të kalojë Atlantikun për të shkelur tokën amerikane! Anipse ka shpenzuar shumë para, koridoreve të PD flitet se janë dhënë mbi 10 milionë dollarë për të lobuar për marrjen e kësaj vize, Berisha sërish nuk ka mundur ta heqë non gratën! Dhe meqë jemi tek milionat e shpenzuara për të marrë këtë vizë ‘inkonjito’ për në SHBA, mister mbetet fakti nëse Berisha e ka futur në axhendën e takimeve për ta falenderuar njeriun që vuri fytyrën e vet para opinionit publik, por dhe organeve ligjzbatuese amerikane në fillim të herës, për të marrë përsipër garancinë për hedhjen e një shume prej 6 milionë dollarësh për lobim në Amerikë, në favor të heqjes së non gratës së Berishës! E kemi fjalën për elektricistin tropojan Nuredin Seci, i cili përtej jetës së përkorë që bënte në SHBA, ku me shumë përpjekje ia kishte dalë të mbijetonte familjarisht mes vështirësive në Amerikë, kishte ‘menduar’ dhe për Berishën për ta ‘çliruar’ nga non grata e DASH, përmes krijimit të një fondi, sipas versionit të Berishës, për të lobuar pranë qeverisë amerikane! “Make Albania Great Again”, është fondacioni amerikan, i cili sipas PD ka marrë përsipër të paguajë 6 milionë dollarët e lobimit në SHBA. Ai është krijuar vetëm 7 ditë para se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka të vendoste firmën, në kontratën me shumën marramendëse me kompaninë “Continental”, e zotëruar dhe drejtuar nga njerëz pranë presidentit Donald Trump. “Make Albania Great Again”, është regjistruar si Organizatë Jofitimprurëse më 27 mars 2025, dhe themeluesi i saj është tropojani Nuredin Seci, i cili do të jete edhe garantuesi i kontratës, teksa fondacioni, qartazi duket të jetë krijuar për të mbuluar marrëveshjen e lobimit. Kërkesa drejtuar pikërisht kompanisë “Continental Strategy LLC”, ka pasuar menjëherë aktin e krijimit të fondacionit. Sepse vetëm 3 ditë më pas, Seci, mori përgjigjen nga kompania e lobimit se ishte e gatshme të angazhohej në shërbime për PD, dhe 5 ditë më pas, më 4 prill, Noka firmos si përfaqësuesi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Dhe nuk është publikuar asnjë emër i donatorëve të këtij fondacioni, ama ‘punën’ e ka bërë! PD i ka paguar këstet sipas paktit! Pra Nuredin Seci nga Tropoja, i shkolluar për elektriçist në Shkodër, i njohur si alpinist dhe që jeton në SHB, ka dalë garant i kontratës 6 milionë dollarë, për të lobuar në qeverinë amerikane për llogari të PD dhe për të hequr Sali Berishën nga lista e zezë e SHBA. Nuk e dimë në se ka dalë garant dhe për milionat e tjerë, por ama ajo që dimë është se ka rrezikuar shumë! E themi këtë, pasi parashikohet që kontrata, e cila me shumë gjasa do të shndërrohet në dosjen më të nxehtë të SPAK, nëse e merr mundimin ta marrë në dorë për hetim, themi, është firmosur nga numri dy i PD, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky i kërkuar nga ligji amerikan. Dhe jo rastësisht ka ndodhur kjo! Ndonëse elektricisti tropojan, Nuredin Seci jeton në Nju Xhersi, për vetë kontributin që ka dhënë duke rrezikuar aq shumë për Berishën, duhet të jetë patjetër në axhendën e një takimi nominal me kreun e PD! Ndonëse është në moshë të thyer dhe ka kohë që e ka fikur telefonin për të mos dhënë asnjë përgjigjie për shqiptarët, mungesa e një takimi të Berishës me të, do të na shtynte në dyshimin e fortë se elektricisti Seci paska qënë element ‘njëpërdorimsh’ për hallin e Berishës! Nga ana tjetër, entuziasmi i fortë i Berishës dhe i shoqëruesve të tij në këtë vizitë vatje-ardhje në SHBA, na shtyn të mendojmë se në mungesë të ndonjë takimi me Trump apo dhe me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë kongresmenë dhe senatorë të cilët nuk janë lajmëruar si të përfshirë në axhendën e kësaj vizite, të paktën lobuesit që kanë marrë mbi 10 milionë dollarë për lobim, t’i sigurojnë një takim kreut të PD me ambasadorin e ri, gjeneralin në pension, Eric Wendt, i cili maksimumi pas dy javësh zbarkon në Tiranë për të marrë detyrën! Atë do njohin shqiptarët! Nga ana tjetër, nuk do të jetë çudi që në një rast të mbramë, teksa do të marrë në analizë protestat anti-Trump e anti-SHBA në Tiranë, mbrojtjen e bizneseve amerikane në Shqipëri si dhe përgatitjet për samitin e NATO-s po në Tiranë vitin e ardhshëm, edhe me prezencën e Trump, ‘gjenerali’ ambasador në Shqipëri, të ‘gjejë’ kohën e të merret dhe me burimin e këtyre miliona dollarëve të lobimit për Berishën në SHBA! Janë shumë për t’u përballuar nga një elektricist! E themi këtë sepse do t’i bënte goxha punë Berishës për ta paraqitur si një sukses vizitën e tij në SHBA, pas 5 viteve që vijon të jetë non grata me vendim të DASH! Për ta paraqitur tek të vetët, të kuptohemi, këtë sukses, pasi shqiptarët që janë njësh me politikën e aleatit tonë të madh, SHBA, e kanë shpallur dhe e trajtojnë Berishën ‘non grata’! Për hir të së vërtetës Berishën e kanë trajtuar si person non grata edhe të gjithë ambasadorët e vendeve të BE, e mbi të gjitha ata amerikanë! Qofshin dhe ata që janë të komanduar! Përfshirë këtu dhe vendet e rajonit! Meqë janë hedhur miliona dollarë për lobim, habitemi përse këta mbështetësit e Berishës që bëjnë sikur ngrysen dhe gdhihen në paradhomën e Trump, të mos e fusnin në ‘paketë’ përpjekjet për një takim me ambasadorin e ri amerikan! Do të hapnin rrugë për ndonjë takim edhe në Tiranë, pasi ambasadat ka kohë që jo vetëm nuk e ftojnë në asnjë aktivitet por as nuk i japin dorën! Do t’i jepte një dorë për të marrë dhe zyrtarisht lidershipin e “revolucionit’ në bulevardin qëndror të kryeqyqytetit, pa pasur nëpër këmbë Gonen, Qorin dhe Tikun! Të presim! U.D/ReportTv.al jakin marena sali berisha Berisha ne listen e zeze te SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21% Nuk e di 4.2% Vota total: 2866 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?