Benjamin Netanyahu Yoav Segalovitz kandidon i dyti në listën e partisë arabe Raam dhe mund të marrë një rol vendimtar në krijimin e një koalicioni kundër Benjamin Netanyahut. Lëvizja pasqyron edhe ndryshimin e prioriteteve politike mes qytetarëve arabë të Izraelit... Një zhvillim i paprecedentë në politikën izraelite pritet ta bëjë edhe më të paparashikueshme garën për zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit. Të hënën në mbrëmje, Yoav Segalovitz njoftoi se do të kandidojë në vendin e dytë të listës së partisë arabe Raam. Segalovitz është hebre izraelit dhe më parë ka shërbyer si zëvendësministër për çështjet e policisë, si përfaqësues i partisë së qendrës Yesh Atid. Raam drejtohet nga Mansur Abbas, palestinez mysliman me shtetësi izraelite.
Asnjëherë më parë një izraelit hebre nga kampi i qendrës, i cili e konsideron veten edhe sionist, nuk kishte kandiduar në listën e një partie arabe.
“Synimi i kësaj lëvizjeje është të mundësojë një ndryshim qeverie”, thotë Michael Rimmel, drejtues i zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Jerusalem, raporton media zvicerane NZZ.
Raam e ka luajtur edhe më parë rolin e forcës përcaktuese për formimin e qeverisë. Në vitin 2021, Abbas iu bashkua koalicionit qeverisës të Naftali Bennett dhe Yair Lapid, duke kontribuar në largimin e Benjamin Netanyahut nga pushteti.
Aleanca e gjerë u shpërbë pas dy vjetësh, por krijoi një precedent: një parti arabe myslimane me rrënjë islamiste u bë pjesë e një qeverie të Izraelit. Edhe këtë herë, konfigurimi politik mund t'i japë Abbasit një rol të ngjashëm. Një koalicion i gjerë që synon të zëvendësojë Netanyahun mund të ketë nevojë për mandatet e Raam.
“Është shkëputur nga Vëllazëria Myslimane”
Për të arritur këtë objektiv, Raam duhet t'i bindë partnerët e mundshëm se partia ka ndryshuar. Pas sulmit të 7 tetorit 2023, një pjesë e elektoratit izraelit kundërshton përfshirjen e një partie arabe në qeveri dhe disa drejtues politikë e kanë bërë të qartë këtë qëndrim. Naftali Bennett, i cili dikur e përfshiu Raam në koalicionin e tij, ka deklaruar se këtë herë do të bashkëpunojë vetëm me “parti sioniste”. Edhe kreu i së djathtës Avigdor Lieberman ka përjashtuar shprehimisht bashkëpunimin me partitë arabe.
Me kandidimin e Segalovitz, kreu i Raam, Mansur Abbas, synon të zbusë pikërisht këto rezerva. Yoav Segalovitz Raam u themelua si parti islamiste, por nën drejtimin e Abbasit ka ndjekur një kurs gjithnjë e më pragmatik. Gjatë viteve të fundit, partia ka vendosur në qendër të programit problemet e përditshme të qytetarëve arabë të Izraelit, në vend të çështjeve fetare si sheriati.
“Mansur Abbas ka bërë një rrugë të gjatë gjatë viteve të fundit”, thotë Rimmel. “Ai është shkëputur nga Vëllazëria Myslimane dhe tani madje kandidon një izraelit hebre.”
Arabët izraelitë kërkojnë pjesëmarrje në qeveri
Abbas shpreson që elektorati arab ta shohë këtë vendim jo si braktisje të çështjes palestineze, por si një zgjedhje pragmatike politike. Myslimanët arabë përbëjnë rreth 20 për qind të popullsisë së Izraelit.
Sipas artikullit të medias zvicerane NZZ, siguria personale është ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve arabë. Vitet e fundit, komunitetet arabe në Izrael janë përballur gjithnjë e më shumë me krimin e dhunshëm, ndërsa shumë qytetarë arabë akuzojnë autoritetet izraelite për mungesë veprimi.
Një sondazh i Fondacionit Konrad Adenauer e rendit sigurinë personale ndër prioritetet kryesore të arabëve izraelitë. Sipas të njëjtit sondazh, për ta, ulja e dhunës brenda komuniteteve të tyre ka përparësi më të madhe sesa situata e palestinezëve në Gaza. Mbi 77 për qind e të anketuarve mbështesin gjithashtu pjesëmarrjen e një partie arabe në qeveri.
Në këtë pikë, përvoja e Segalovitz mund të ketë peshë të veçantë. Përveçse mund të rrisë mundësitë e Raam për t'u pranuar në një koalicion, 67-vjeçari ka shërbyer për shumë vite si oficer policie dhe ka mbajtur post qeveritar për çështjet e sigurisë gjatë mandatit të Bennett.
Abbas e prezantoi kandidaturën e tij pikërisht duke theksuar përvojën në polici.
“Qytetari arab që ka varrosur djalin e tij nuk pyet se cilës fe i përket polici”, tha Abbas të hënën në mbrëmje. Sipas tij, pyetja që shtrojnë shumë arabë në Izrael është përse policia nuk vjen fare në ndihmë.
Segalovitz, nga ana e tij, theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit politik mes hebrenjve dhe arabëve edhe pas luftës në Gaza.
“Pretendimi i zakonshëm se pas 7 tetorit është e pamundur të ruhet një partneritet politik me partitë arabe është absurd dhe i gabuar”, deklaroi ai.
Raam nuk pritet të sigurojë një numër të madh mandatesh. Sipas një sondazhi të cituar në artikull, partia parashikohet ta kalojë vetëm me një diferencë të vogël pragun zgjedhor prej 3,25 për qind dhe të marrë katër vende në Knesset.
Megjithatë, pikërisht këto katër mandate mund të rezultojnë vendimtare. Nëse kampi kundër Netanyahut nuk arrin shumicën pa Raam, partia e Mansur Abbas mund të marrë sërish rolin e forcës që përcakton se cili koalicion do të qeverisë Izraelin. /Përshtati Pamfleti/ izrael zgjedhjet aleanca Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota “Edhe ti Brut?/ Peskov ia fut gjumit gjatë fjalimit të Putinit, videoja bëhet virale 1 Shtator 2026, 19:2519:25Rajoni dhe Bota ‘Peshqeshi’ i ndryshimeve klimatike: 450 miliardë dollarë në vit! 1 Shtator 2026, 19:2419:24Rajoni dhe Bota SHBA godet Gardën Revolucionare, sulme të reja pranë Hormuzit 1 Shtator 2026, 19:1219:12Rajoni dhe Bota Gjermania akuzon Rusinë për sulmin me dron në aeroportin Leipzig 1 Shtator 2026, 19:0119:01Rajoni dhe Bota Përplasje me armë në Holandë, një i vrarë dhe dy policë të plagosur 1 Shtator 2026, 18:4018:40Rajoni dhe Bota Putin godet librat, Rusia hap një front të ri për të thyer Ukrainën 1 Shtator 2026, 17:5917:59Rajoni dhe Bota

