Lajme Zone
iUTE Credit jep 4 milionë me ID-në e tjetrit, D&A Fin Partner i shkon viktimës për përmbarim
Të tjeraJOQ Albania

iUTE Credit jep 4 milionë me ID-në e tjetrit, D&A Fin Partner i shkon viktimës për përmbarim

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nxjerr hapur në pah skandalin e radhës se si funksionojnë filtrat dhe mekanizmat e iUTE Credit, ku në qendër të kësaj situate dyshuese dalin menjëherë emrat e atyre që drejtojnë dhe përfitojnë nga ky sistem: drejtori Akan Ajdini, administratori i përmbarimit Anis Hoxha dhe pronari Dritan Abazi. Një qytetar denoncon se persona të tjerë kanë marrë një kredi prej rreth 4 milionë lekësh të vjetra duke përdorur kartën e identitetit të nënës së tij, ndërkohë që ajo jo vetëm që nuk ka aplikuar kurrë, por nuk ka firmosur asnjë dokument, nuk ka autorizuar askënd dhe nuk ka qenë fare e pranishme në zyrat e tyre për të marrë një kredi të tillë, e cila më pas shkon direkt në tryezat e përmbarimit të Anis Hoxhës dhe Dritan Abazit.

Sipas rrëfimit të denoncuesit, gjithçka ka nisur me një skenar ordiner mashtrimi në pragun e shtëpisë, ku persona të panjohur janë paraqitur pranë familjes sikur gjoja vinin nga Kryqi i Kuq për të ofruar ndihma humanitare. Ata u kanë kërkuar dokumentet e identifikimit, kinse për t’i regjistruar dhe fotografuar, duke i përdorur më pas këto të dhëna të marra me hile për të aplikuar dhe marrë kredinë pranë iUTE Credit të Akan Ajdinit, e cila më pas i kalon për ndjekje të detyrueshme makinës zhvatëse të përmbarimit ku bëjnë ligjin Anis Hoxha dhe Dritan Abazi.

Por misteri i kësaj historie nuk ndalet vetëm te mënyra se si sigurohet një kartë identiteti nëpër lagje, sepse këtu ngrihet një tjetër pikëpyetje e madhe për sistemin e sigurisë së institucionit financiar. Si mundet që një foto e thjeshtë apo një dokument i fotografuar nga persona të panjohur të kthehet menjëherë në kontratë të vlefshme kredie pranë iUTE Credit, pa kaluar asnjë filtër të mirëfilltë verifikimi fizik apo identifikimi biometrik? Familjarët shprehen të tronditur kur shohin se si sistemi i Akan Ajdinit jep miliona lekë me një të rënë të lapsit, ndërkohë që llogaritë e përmbarimit të Anis Hoxhës dhe Dritan Abazit janë gati që në sekondën e parë për të nisur sekuestrimet dhe presionet ndaj qytetarëve që nuk dinë gjë se çfarë u është bërë në kurriz.

Por absurdi nuk ndalet te dërgimi i parave, sepse skenari merr përmasa surreale sapo futet në lojë zyra e përmbarimit. Familjes i ka mbërritur në shtëpi një shkresë zyrtare nga kompania e sekuestrove D&A Fin Partner, ku kërkohet me ultimatum shlyerja e detyrimit të fryrë ndaj iUTE Credit Albania. Në këtë letër përmbarimore figuron një shifër e majme prej 477,512 lekësh dhe kërkohet pagesa brenda një afati prej 10 ditësh, me paralajmërimin e prerë se, përndryshe, do të nisë menjëherë sekuestrimi i pasurive.

Këtu situata nuk ngjan më me një ngjarje reale, por duket sikur ka dalë nga një skeç satirik ku realiteti ia kalon edhe fantazisë: nëna e denoncuesit betohet se nuk ka shkelur kurrë në jetë për një kredi të tillë, nuk ka parë asnjë qindarkë me sy dhe nuk ka dhënë asnjë pëlqim, por sistemi financiar dhe ai i përmbarimit të Akan Ajdinit, Anis Hoxhës dhe Dritan Abazit e njeh aq mirë sa jo vetëm që ia ka hapur llogarinë, por i çon në derë edhe faturën me afat 10-ditor për ta paguar.

Në vend që kjo familje të marrë një përgjigje zyrtare se kush është paraqitur në sportel në emër të gruas, si kanë kaluar filtrat e kontrollit dhe ku kanë përfunduar realisht paratë, ajo përfn e zënë në grep nga kërkesat për të shlyer një borxh që ka lindur si kërpudha pas shiut. Denoncuesi tregon se ka depozituar një kallëzim zyrtar në polici dhe se disponon pamje filmike nga kamerat e sigurisë, ku duken qartë automjeti dhe fytyrat e personave që kanë ardhur për të grabitur dokumentet në prag të shtëpisë, ndërsa tani kërkon zbardhjen e plotë të kësaj afere dhe fshirjen e menjëhershme të një detyrimi që ka marrë jetë pas shpine të së moshuarës.

Prandaj JOQ Albania kërkon sot përgjigje publike dhe llogaridhënie të hapur nga iUTE Credit, Akan Ajdini, D&A Fin Partner, Anis Hoxha dhe Dritan Abazi: Kush aplikoi realisht për këtë kredi fantazmë? Cili nga punonjësit tuaj bëri gjoja verifikimin e identitetit? Çfarë prove keni që kredimarrësja ishte vetë e pranishme para jush? Kujt iu derdhën në xhep paratë e kësaj llogarie? Dhe mbi të gjitha, me çfarë fytyre i kërkoni me ultimatum 10-ditor shlyerjen e një detyrimi një gruaje që rezulton të jetë thjesht viktimë e një skeme të pastër vjedhjeje identiteti?

Sepse duket qartë se kredia mund të jetë hapur nga mashtruesit duke përdorur ID-në e vjedhur të të tjerëve, por kur vjen puna te faturat e përmbarimit dhe gjobat, emri dhe adresa e viktimës gjenden brenda sekondës nga makineria e Akan Ajdinit, Anis Hoxhës dhe Dritan Abazit.