Lajme Zone
Iu sekuestrua vila në Palasë/ PD: SPAK t’i kërkojë sërish Kuvendit heqjen e imunitetit të Ballukut, t’i hapet rrugë arrestimit! Test për integrimin në BE
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Iu sekuestrua vila në Palasë/ PD: SPAK t’i kërkojë sërish Kuvendit heqjen e imunitetit të Ballukut, t’i hapet rrugë arrestimit! Test për integrimin në BE

Sekuestrimi i vilës së dytë që SPAK thotë se është në pronësi faktike të Belinda Ballukut ka sjellë reagimin e opozitës. Bardhi dhe Tabaku kërkojnë që SPAK t’i drejtohet Kuvendit me një kërkesë të re për heqjen e imunitetit, ndërsa Korreshi kërkon ngritjen e një Task-Force për hetimin e pasurive të ministrave.

Sekuestrimi i vilës në Palasë dhe rëndimi i pozitës penale ndaj Belinda Ballukut solli reagime nga opozita, e cila kërkon që SPAK t’i drejtohet Kuvendit me një kërkesë të re për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj. “Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj? Peshorja e drejtësisë nuk duhet të anojë më nga interesi politik i Edi Ramës!”, shkroi kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi. Të njëjtën kërkesë ka edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku. Ajo akuzon mazhorancën se po i ofron Ballukut mbrojtje politike në Parlament dhe kërkon që Kuvendi t’i hapë rrugë drejtësisë, duke ekonisderuar cështjen e saj si një test për rrugën drejt BE-së. LEXO EDHE:Thoma Gëllçi: Programi i ri politik i Partisë Demokratike -Fejton- “Belinda Balluku, e pandehur për shkeljen e barazisë në tetë tendera, përballet edhe me akuza të reja për korrupsion dhe pastrim parash. Hetimet vazhdojnë. Faktet që paraqet SPAK shtohen. Mbrojtja politike me kartona vazhdon! Kjo mburojë duhet të marrë fund. SPAK t’i drejtohet Kuvendit për autorizimin e masave të nevojshme. Parlamenti t’i hapë rrugë drejtësisë! Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Edhe për Ballukun. Edhe për pushtetin e Ramës. Ky është test për Shqipërinë dhe për integrimin europian”, shkroi Tabaku. Ndërsa deputeti demokrat Saimir Korreshi e zhvendos vëmendjen te pasuritë e zyrtarëve. Duke iu referuar vilës së sekuestruar në jug, ai kërkon nga SPAK që të ngrejë një Task-Forcë për të hetuar pasuritë e ministrave. “I gjendet vila 410 mijë euro në jug, ja si përbëtohej Balluku se nuk ka 300 aparatamente as jahte. A i betonizuan ministrat paratë e korrupsiomit dhe pse SPAK nuk ngre Task Forcë për apartamentet e ministrave?”, shkruan ai. Gjykata ka vendosur sekuestrimin e një tjetër vile, në Palasë, “në pronësi faktike” të Belinda Ballukut, por të fshehur edhe këtë herë nën emrin e ish futbollistit të njohur të kombëtares, Igli Tare. Vila, sipas Prokurorisë së Posaçme, është marrë në këmbim të të favorizimit të shoqërisë “Alko Impex General Construction”, e shpallur fituese bashkë me një kompani tjetër, në tenderin prej afro 30 milion eurosh (me TVSH) për lotin 7 të Unazës së madhe të Tiranës. Përveç dyshimeve për shkelje të barazisë në tenderë në 8 raste (Tuneli i Llogarasë, 6 lote të Unazës së Madhe dhe ndërtimi i rrugës Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana), për korrupsion e pastrim parash, Ballukut i është shtuar dhe një tjetër vepër penale, ajo e “mosdeklarimit apo fshehjes së pasurisë”. Më herët SPAK i kishte sekuestruar Ballukut edhe një tjetër vilë, po në bregdetin e jugut, në kompleksin “White Rock” në Dhërmi, edhe kjo e regjistruar në emër të Tares. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 23:01 Sekuestrimi i vilës së Ballukut në Palasë, Bardhi thirrje SPAK: Pozita e ish-zv.kryeministres është rënduar, sillni në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të saj! Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka shkruar se pozita penale e izh-zv.kryeministres Belinda Balluku është rënduar, pasi ndaj saj janë shtuar akuza të reja.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi i ka bërë thirrje SPAK që të çojë në Kuvend për të dytën herë kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut, që nëse do të votohej, do i hapte rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministres.Reagimi i Bardhit erdhi pasi sot GJKKO me kërkesë të SPAK vendosi të konfiskojë një tjetër vilë të Ballukut, këtë herë në Palasë, e cila figoronte po në emër të ish-futbollistit Igli Tare.Duke cituar kreun e SPAK, Klodian Braho, i cili ka deklaruar se “kur rëndohet pozita penale e një të pandehuri, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit ndaj tij”, Bardhi shkroi se nuk mund të presim që të sekuestrohen të gjitha vilat e Ballukut (për të cilat përflitet se janë 300 të tilla) që ajo të arrestohet.Reagimi i Gazment Bardhit:Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj?Sot, pozita penale e Belinda Ballukut është rënduar përsëri. SPAK e ka marrë të pandehur edhe për 3 akuza të reja:1. Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë.2. Fshehje ose mosdeklarim të pasurisë.3. Pastrim të produkteve të veprës penale, në rrethana cilësuese.Të treja këto i shtohen akuzës së mëparshme:4. Për shkelje të barazisë në tendera, që përfshin 8 procedura tenderimi.Siç kisha paralajmëruar shumë muaj më parë, SPAK, më në fund, e gjeti edhe vilën e dytë dhe gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e vilës në Palasë, të cilën Belinda Balluku ia ka marrë Arbër Abazit të Aeroportit të Vlorës dhe, njësoj si vilën nr.1, e ka vënë sërish në emrin e Igli Tares.Media ka raportuar se janë 300 vila të tilla, në çdo resort të ndërtuar në vend. Do të duhet që të zbulohen të 300-a përpara se SPAK-u të zbatojë ligjin dhe të respektojë standardin e deklaruar dhe të zbatuar dhjetorin e kaluar nga vetë Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme? Zoti Braho ka deklaruar në Kuvend se, “kur rëndohet pozita penale e një të pandehuri, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit ndaj tij.”Bashkë me këtë të sotmen, pozita penale e Belinda Ballukut është rënduar jo 1 herë, por 4 herë, me akuzat më të rënda penale që një zyrtar mund të ketë në lidhje me veprat e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.Atëherë, pse nuk i drejtohet SPAK Kuvendit për heqjen e imunitetit?Peshorja e drejtësisë nuk duhet të anojë më nga interesi politik i Edi Ramës! Çdo ditë vonesë është përpjekje për të lehtësuar pozitën e Belinda Ballukut dhe për të mbrojtur korrupsionin e saj dhe të Edi Ramës. R.Xh/Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: SPAK heton Ballukun belinda balluku PD Jorida Tabaku gazment bardhi Saimir Korreshi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 5.9% Vota total: 3527 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?