Policia e Tiranës ka realizuar gjatë 24 orëve të fundit 2 operacione kundër armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga 3 persona. Të arrestuarit janë Shendi Sata, Shemsi Shaljani dhe Fatbardh Hyka, ndërkohë që janë sekuestruar 3 armë zjarri dhe një sasi fishekësh. LEXO edhe...‘Maskohen si shqiponja diaspore’- Balla publikon foto të 2 protestuesve: Janë arrestuar me 11 mijë doza drogë, prandaj janë kundër Edi Ramës! 69-vjeçari Fatbardh Hyka dyshohet sipas Policisë, se i mbante armët e zjarrit pa leje, me qëllim shitjen. Ndërsa 43-vjeçari Shemsi Shaljani u arrestua pasi kishte thyer ‘arrestin e shtëpisë’ teksa udhëtonte me makinë me 31-vjeçarin Shendi Sata (të cilit iu gjet një armë zjarri në makinë). Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: DVP Tiranë/Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione të tjera kundër armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 3 armë dhe qindra fishekë. Vihen në pranga 3 shtetas që lëviznin të armatosur, mbanin armë në banesë, me qëllim shitjen, ose kishin thyer masën e sigurisë. Në vijim të punës operative dhe asaj operacionale, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që posedojnë dhe/ose shesin armë zjarri, dhe për pasojë, përbëjnë rrezik për qytetarët dhe sigurinë publike, gjatë këtyre 24 orëve, u finalizuan 2 operacione në këtë fushë. Konkretisht: -shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, finalizuan operacionin e koduar “Shenja”, si rezultat i të cilit u kapën duke lëvizur me automjet, në Rrugën e Dibrës, dhe u vunë në pranga shtetasit Sh. S., 31 vjeç dhe Sh. Sh., 43 vjeç, sepse gjatë kontrollit, 31-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, ndërsa gjatë verifikimeve rezultoi se 43-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”; -specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Kodra”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi F. H., 69 vjeç, pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij, në fshatin Kodër Kashar, u gjetën 1 armë zjarri (pistoletë) me municion dhe 1 armë gjahu me 112 fishekë, që dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. R.Xh/E.H/ReportTv.al Tirane armembajtje pa leje arrestim arme zjarri Komento Komente Sondazhi i ditës: Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve? Po 71.1% Jo 25.3% Nuk e di 3.6% Vota total: 11594 Sondazhi i ditës: Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?
