Policia e Sarandës është vënë në kërkim të atentatorëve të Thimjo Rubatit, i cili mbeti i plagosur pranë biznesit të tij. Pasi kanë qëlluar 50-vjeçarin, autorët kanë lëvizur me motor nga rruga “Mitat Hoxha” drejt zonës së varrezave të qytetit, në lagjen e quajtur “Baba Rexhepi” ku dhe kanë humbur gjurmët.
Lagja ku kanë humbur gjurmët është lagje periferike dhe më pas nis një zonë bregdetare e thepisur. Pritet që kontrollet të nisin edhe nga deti. Top Channel

