Italia u përfshi këtë të premte nga një grevë kombëtare dhe protesta në më shumë se 50 qytete, ku qindra mijëra qytetarë dolën në rrugë kundër qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni. Nga Milano në Romë e Torino, protestuesit kundërshtuan rritjen e kostos së jetesës, pagat e ulëta, gjendjen e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe shpenzimet ushtarake. LEXO edhe...Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë protestës së djeshme në Tiranë, arrestohet 19-vjeçari nga Dibra! 5 persona të tjerë nën hetim (EMRI+VIDEO) Në Torino, fermerët hodhën pleh në rrugë, ndërsa në Napoli disa protestues dogjën fotografi të kryeministres Meloni. Në Milano, demonstruesit marshuan me pankarta kundër qeverisë, mes tyre edhe një me mbishkrimin “Ta rrëzojmë qeverinë Meloni, rebelimi është i drejtë”. Greva u organizua nga sindikata antikapitaliste Unione Sindacale di Base (USB), e cila mobilizoi punonjës të sektorit publik dhe privat. Tubimet më të mëdha u zhvilluan në Milano, Torino dhe Romë, ku protestues të moshave të ndryshme shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisë. Por jo të gjithë sektorët iu bashkuan grevës. Punonjësit e transportit hoqën dorë nga pjesëmarrja pasi ministri i Transporteve, Matteo Salvini, paralajmëroi sanksione. Një paralajmërim i ngjashëm iu bë edhe taksistëve, por sindikata USB u kërkoi atyre të vijonin me grevën. Përpara nisjes së marshimeve, Ministria e Brendshme italiane njoftoi se kishte kryer arrestime parandaluese për të shmangur dhunën. Gjatë protestave pati disa përplasje të izoluara, por shumica e demonstratave u zhvilluan paqësisht. Në Romë, disa të rinj tentuan t'i vinin flakën një koshi mbeturinash, por protestues të tjerë ndërhynë dhe e shuan zjarrin. Përveç pakënaqësisë për kushtet ekonomike, në protesta u dëgjuan edhe thirrje kundër luftës. Shumë pjesëmarrës mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta kundër shpenzimeve ushtarake të qeverisë. Megjithatë, kërkesat ndryshonin nga një qytet në tjetrin. Në Genoa, punonjësit e portit protestuan kundër militarizimit të tij, duke kërkuar të pengonin eksportin e armëve italiane drejt zonave të konfliktit, përfshirë Izraelin. Në Bolonja, studentët kërkuan rishikimin e politikave arsimore. U.D/ReportTv.al giorgia meloni protesta itali Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.7% Jo 41.1% Nuk e di 9.1% Vota total: 350 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

