Lajme Zone
Itali: Shqiptari dhunohet barbarisht nga afrikani dhe moldavi, përfundon në spital me brinjë të thyera
Të tjeraJOQ Albania

Itali: Shqiptari dhunohet barbarisht nga afrikani dhe moldavi, përfundon në spital me brinjë të thyera

Një 47-vjeçar shqiptar ka përfunduar në spital pasi u dhunua brutalisht në mes të rrugës në Torreglia, pranë Padovës, në Itali.

Një 47-vjeçar shqiptar ka përfunduar në spital pasi u dhunua brutalisht në mes të rrugës në Torreglia, pranë Padovës, në Itali.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi pasditen e së dielës në Piazza della Torre, ku dy persona sulmuan fizikisht shqiptarin. Një telefonatë në numrin e emergjencës 112 njoftoi se një burrë ndodhej i shtrirë në tokë dhe po goditej vazhdimisht nga agresorët.

Kur karabinierët mbërritën në vendngjarje, gjetën një 39-vjeçar me origjinë nga Afrika e Veriut, i njohur për autoritetet italiane dhe me precedentë penalë, i cili vazhdonte ta godiste shqiptarin me grushte dhe shkelma, edhe pse ai ndodhej i plagosur në tokë.

47-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët konstatuan thyerjen e disa brinjëve, si edhe dëmtime në fytyrë. Pas trajtimit, ai u la të largohej me një raport mjekësor prej 40 ditësh.

Autoritetet arrestuan menjëherë 39-vjeçarin, ndërsa kanë shpallur në kërkim edhe një shtetas moldav, 47-vjeç, i cili dyshohet se mori pjesë në sulm.

Fillimisht, agresori u vendos në arrest shtëpiak me urdhër të Prokurorisë, por më pas u transferua në burgun "Due Palazzi" në Padova, pasi shkeli kushtet e masës së sigurisë dhe të programit të mbikëqyrjes sociale. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.