Gazetari italian Sigfrido Ranucci nuk do të prezantojë më emisionin Report. Rai ua ka besuar programin historik investigativ gazetarëve Giulia Presutti dhe Daniele Piervincenzi. LEXO edhe...Gattuso kërkon Edon Zhegrovën te Lazio, Juventusi jep miratimin për largimin e shqiptarit "Rai njofton se, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, prezantuesi i Report do t'u besohet Giulia Presutti-t dhe Daniele Piervincenzi-t, të dy fitues të procesit të përzgjedhjes së Rai-t për gazetarët profesionistë. Kjo zgjedhje shënon një fazë të re për një nga programet më të rëndësishme në ofertën e thelluar të shërbimit publik, me dy gazetarë të përzgjedhur si fitues të konkursit Rai për të drejtuar emisionin, duke reflektuar profesionalizmin dhe përvojën e tyre në këtë fushë", shkroi Rai në një deklaratë. Ndërkohë vetë Ranucci, përmes një postimi në Facebook njoftoi se largimi nga ‘Report’ nuk është lamtumira e tij. Ai njoftoi se do të udhëheqë betejën më të rëndësishme të jetës së tij për lirinë e shtypit. “Do të udhëheq betejën më të rëndësishme të jetës sime për lirinë e shtypit. Do ta bëj për fëmijët e mi dhe tuajt. Refuzoj t'ua lë brezave të ardhshëm këtë botë monstruoze, të qeverisur nga njerëz monstruozë dhe frikacakë që nuk mund të tolerojnë gazetarinë e lirë dhe magjistratët e pavarur”, shkroi Ranucci. Emri i Sigfrido Ranuccit është i njohur në Shqipëri pas një atentati me eksploziv pranë banesës së tij, për të cilën fillimisht u tha se ishte vendosur nga grupe kriminale shqiptare. Por, hetimet e mëvonshme nxorrën në dritë një skenar krejt tjetër, pasi u zbulua se autori i bombës ishte miku i tij, sipërmarrësi Valter Lavitola. Kujtojmë se Ranucci largohet nga drejtimi i “Report” nëntë vjet pasi mori stafetën nga Milena Gabanelli. R.Xh/ReportTv.al rai itali Sigfrido Ranucci Komento Komente Sula: 28/08/2026 22:47 Mire ja bene ketij karagjozi qe ka bere gjuthe ato emisione,e ku i dihet sa ginestra ka thene se ja arrit te bejne kte qe I vene dinamitin vetes,per ti vene fajin te tjerve,qe te duken se sulmohen sepse kan bere ato emisione,ne fakte jane nhesoj sikompania e plakut mere qe bene vidio follco qe te vinin fajin te tjerve .Tommaso mafioze Përgjigju Komentusi: 28/08/2026 21:58 S'ka nevojë ta vërtetojë Ranucci që Shqipëria është narkoshtet sepse e shohim përditë dhe e dimë shumë mirë. Rama në Burg, Berisha në Burg Përgjigju Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.1% Keq 35.1% Nuk e di 12.8% Vota total: 4913 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
