Itali - Një 21-vjeçar, Eduart Xhani, vrau me thikë nënën e tij me origjinë shqiptare, Meleqe Lusha (39 vjeçe), në banesën e tyre në rrugën Tagliata Traversa, në Chiari, në provincën e Brescias në Itali. Pas krimit, i riu, i lindur në San Bonifacio (Verona), u largua nga vendi i ngjarjes, por pak më vonë u dorëzua në polici. Ndërsa autoritetet vijojnë me hetimet, kryetari i bashkisë së Chiarit, tha se kjo ishte një situatë e pashjegueshme dhe një ngjarje tronditëse. LEXO edhe...Trafikonin drogë dhe grabisnin hotele luksoze, merr fund arratia e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali! Lihen nën arrest shtëpie “Një ngjarje e pashpjegueshme, që ngre një pikëpyetje të madhe”, tha ai. I riu, i cili ka ndjekur shkollën në Chiari, sot punonte si punëtor në një fabrikë të zonës. “Është një familje e njohur dhe e integruar në këtë zonë, ku prania e komunitetit shqiptar është e madhe”, shpjegon kryetari i bashkisë. “Dy vëllezërit e viktimës punojnë në sektorin e ndërtimit dhe janë njerëz shumë punëtorë. Si kryetar bashkie, jam i përfshirë emocionalisht dhe i shpreh solidaritetin tim gjithë familjes, ndërsa presim që hetimet të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes”, shtoi ai. Të tronditur kanë mbetur edhe komuniteti shqiptar i Chiarit. “Eduart është një djalë shumë i mirë, i edukuar, serioz: një shembull për komunitetin”, tregon Denis Beqiri, president i shoqatës së shqiptarëve të Chiarit dhe pronar i një agjencie imobiliare. 21-vjeçari ka studiuar në Institutin Einaudi dhe ka kryer praktikën shkollore pikërisht në agjencinë e Beqirit. “Ishte gjithmonë i përpiktë dhe buzagaz, i kujdesshëm; do të kishte pasur një karrierë të mirë”, shpjegon ai. Beqiri e kishte njohur edhe nënën gjatë asaj periudhe: “Një person shumë i mirë, e ka rritur e vetme, së bashku me xhaxhallarët, të cilët kanë qenë gjithmonë pranë tij. Jemi të tronditur, nuk i dimë arsyet e këtij veprimi dhe nuk arrijmë ta kuptojmë: por është i pafalshëm dhe nuk përfaqëson komunitetin tonë”. Xh.K/ReportTv.al itali Meleqe Lusha Eduart Xhani Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.4% Veliajn 24.3% Asnjërin 21.3% Vota total: 399 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

