Tiranë- Policia e Tiranës ka gjobitur me nga 5 000 lekë, 32 persona. Blutë informojnë se gjatë protestës të zhvilluar dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ata kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Protestuesit nuk e kanë liruar rrugën pavarërisht thirrjeve të policisë me megafon, thuhet në njoftim. LEXO edhe...Protestat e dhunshme, Demo në Komision: Policia përdor pajisje e metoda speciale siç parashikohet në ligj! Të vendosur t’i shkojmë deri në fund sulmeve ndaj efektivëve "Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative. Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve. Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme", njoftoi sot policia. Lajm në përditësim… Ora 10:09 Protesta në Tiranë, Policia gjoba nga 5 mijë lekë të reja për ata që bllokojnë rrugën! Ja argumenti i përdorur nga efektivët Pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ në ligjin për tubimet, ditën e djeshme disa protestues janë gjobitur me nga 5 mijë lekë të reja për bllokim të rrugës, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.“Më datë 03.11.2026 në vendin e quajtur bulevardi 'Dëshmorët e Kombit', përpara Kryeministrisë, disa shtetas, midis tyre edhe shtetasja e lartpërmendur, ka kryer bllokimin e rrugës automobilistike me pasojë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit të cilëve u është bërë thirrje me megafon për lirimin e rrugës, thirrje e cila u refuzua”, thuhet në argumentin e efektivit të Policisë, të shkruar në fletën e gjobës ndaj një protestueseje.Ndërkohë edhe për protestën e datës 2 nëntor, u vendosën 16 gjoba për bllokim të qarkullimit rrugor, të cilat ishin edhe të parat e vendosura, pas hyrjes në fuqi të aktit normativ.Në protestën që vijon prej më shumë se 3 javësh tashmë, për ditë të tëra nuk u kursyen policët, institucionet, bizneset dhe prona publike.Pas sulmeve të vazhdueshme nga persona të maskuar me gurë e molotovë, kryeministri Rama prezantoi paketën anti-dhunë, e cila parashikon ashpërsimin e masave për protestuesit e dhunshëm, por edhe për qytetarët që bëhen pjesë e protestave të dhunshme. Share Xh.K/ReportTv.al protestat kunder qeverise masat ndaj dhunuesve Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.4% Veliajn 24.8% Asnjërin 20.8% Vota total: 408 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

