Lajme Zone
Ismail Shehu i KPP-së fik “radarët” e garës për “fshatin e gruas”. Rasti “Top Oil”, shembull i manipulimit të tenderave
PolitikëPamfleti

Ismail Shehu i KPP-së fik “radarët” e garës për “fshatin e gruas”. Rasti “Top Oil”, shembull i manipulimit të tenderave

​Në qendër të kësaj skeme, ku pushteti politik bashkohet me interesat e tenderave, qëndron Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) dhe kryetari i tij i ri, Ismail Shehu.

Luan Saraçi dhe Ismail Shehu, kryetari i KPP-së / Ndërsa kryeministri mban fjalime të gjata për “komisione etike” dhe “luftë kundër nepotizmit” në administratë, realiteti brenda institucioneve më të rëndësishme financiare dhe rregullatore të shtetit tregon një tablo krejt tjetër, atë të kapjes nga klanet krahinore dhe lidhjet e ngushta familjare.

​Në qendër të kësaj skeme, ku pushteti politik bashkohet me interesat e tenderave, qëndron Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) dhe kryetari i tij i ri, Ismail Shehu.

​I katapultuar në këtë detyrë nga radhët e Ministrisë së Drejtësisë, Shehu po e përdor institucionin që duhet të jetë "Gjykata Supreme e Tenderave" si një lavatriçe interesash për të shpërblyer lidhjet e tij në Peshkopi dhe sponsorët e tij politikë.

​Djali i prefektit të Dibrës, i cili e nisi karrierën si Drejtor i Antikorrupsionit dhe më pas si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, e ndërtoi profilin e tij i mbrojtur nga "klani i Dibrës" brenda Rilindjes.

​Emërimi i tij në krye të KPP-së nuk ishte një lëvizje për të rritur transparencën, por për të garantuar që ankesat e kompanive të caktuara të kalonin pa u trazuar.

Me të mbërritur në këtë post, Shehu duket se ka fikur “radarët” e konkurrencës së ndershme, duke e kthyer institucionin në një zyrë shërbimesh për miqtë e sponsorëve të tij politikë dhe lidhjet e tij familjare.

​"Oktapodi" i nepotizmit modern: Si familja Shehu-Tola pushtoi Bordet e Shtetit

​Ndërkohë që Ismail Shehu kontrollon tenderat në KPP, bashkëshortja e tij, Matilda Shehu (Tola), dhe familjarët e saj kanë ngritur një monopol të vërtetë mbi bordet më të rëndësishme financiare të vendit.

​Matilda Tola, përtej fasadës si pedagoge prej më shumë se 20 vitesh në Fakultetin e Ekonomisë, është kthyer në simbolin e nepotizmit institucional.

CV-ja e saj e kuruar i ka shërbyer për t'u emëruar në Bordin e Drejtorëve të Postës Shqiptare, në Komitetin e Provimeve tek Bordi i Mbikëqyrjes Publike, dhe së fundmi është lakuar si kandidate e sigurt për t'u bërë pjesë e Bordit të Bankës së Shqipërisë.

​Por nuk mbaron këtu. Vëllai i saj, Saimir Tola, mban pozicionin e Drejtorit në Bordin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Një familje e vetme që prodhon pa pushim drejtorë, anëtarë bordesh dhe sekretarë të përgjithshëm.

​Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: Kemi të bëjmë me meritokraci apo me një "oktapod" ku mbiemri është pasaporta e vetme për të kapur institucionet që mbikëqyrin paratë e shqiptarëve?

​Qokat e KPP-së për Luan Saraçin dhe "Top Oil"

​Me krahët e ngrohta nga bashkëshortja që mbulon financat e larta dhe nga konjukturat e larta të PS-së që i garantojnë mbrojtjen politike, Ismail Shehu ka nisur zbatimin e agjendës së tij në KPP. Dhe këtu hyn në lojë lidhja krahinore e "dhëndrit në Peshkopi".

​Një nga përfituesit e këtij rrjeti favoresh është kompania "Top Oil", në pronësi të Luan Saraçit. Burime dhe sinjalizime pranë institucionit tregojnë se që kur Shehu mori drejtimin e KPP-së, kompania e Saraçit gjen papritur një rrugë të shtruar dhe mbështetje institucionale sa herë që ka përplasje për tenderat e hidrokarbureve.

Argumentet e KPP-së në vendimet ankimore po ngjajnë gjithnjë e më shumë me qoka familjare dhe krahinore, sesa me zbatimin strikt të ligjit të prokurimeve publike.

​A është rastësi që "Top Oil" trajtohet me doreza mëndafshi nga organi që duhet të jetë filtri i fundit anti-korrupsion? Për ata që njohin lidhjet e "dhëndrit të Peshkopisë", asgjë nuk është rastësi.

​Nëse kryeministri është vërtet i interesuar për etikën dhe ndalimin e nepotizmit, nuk ka nevojë të ngrejë komisione boshe.

Mjafton të shohë se si KPP, AMF, Posta Shqiptare dhe Ministria e Drejtësisë janë kthyer në një pronë private të një rrethi të ngushtë njerëzish që po ndajnë tepsinë e pushtetit dhe buxhetit të shtetit në sytë e të gjithëve.

SPAK ka tashmë të gjitha fijet për të tërhequr lëmshin, nga pasuritë e padeklaruara tek vendimet e firmosura me konflikt të pastër interesi në KPP./Pamfletiismail shehu top oil luan saraçi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Nuk ndalet batërdia me buxhetin e shtetit; 'MobAL' pa asnjë aktivitet, 22 milionë euro pa plan shpenzimesh 26 Shtator 2026, 12:1712:17Anti-Mafia Skema mafioze e Aeroportit të Vlorës; PPP e Pacollit, Shkolla e Aviacionit dhe 'Timak Aviation' e izraelitëve Yeffet-Federmann e 'Air Albania' 25 Shtator 2026, 12:0712:07Anti-Mafia Elton Beqiraj, 'lavatriçja' e Salvatore (Shpëtim) Aliut: 20 kompani për të pastruar paratë e kokainës, jashtë sekuestros së SPAK-ut 24 Shtator 2026, 12:2812:28Anti-Mafia Trafikanti Gjergj Luca merr monopolin e analizave ushqimore: laboratori i tij certifikon sigurinë e ushqimeve në Shqipëri 24 Shtator 2026, 10:5310:53Anti-Mafia Relacioni i Vlora Hysenit me Ergys Agasin nuk është histori rozë; ‘dashuria’ e ka dorëzuar sigurinë kombëtare në duart e krimit 23 Shtator 2026, 13:4513:45Anti-Mafia Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal 22 Shtator 2026, 12:5012:50Anti-Mafia