Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë nis vitin akademik 2026–2027 me programe të reja studimi, rritje të numrit të studentëve.
Mbi 1500 studentë të rinj do t’i bashkohen këtë vit komunitetit universitar të Vlorës. Rreth 950 studentë janë regjistruar në ciklin e parë të studimit, 540 në ciklin e dytë, ndërsa rreth 15 studentë të rinj do të ndjekin studimet e doktoratës. Në total, numri i studentëve në Universitetin e Vlorës pritet të shkojë në rreth 5000 ne total.
Këtë vit akademik janë hapur dy programe të reja në Fakultetin e Shëndetit, Teknik Laboratori dhe Dermoestetikë, ndërsa është rihapur programi i Doktoratës në Matematikë. Pas disa vitesh pa regjistrime, rikthehet gjithashtu programi i Inxhinierisë Navale. Rritje të regjistrimeve është shënuar edhe në programet e Juridikut, Infermierisë-Mamisë, Inxhinierisë Mekanike dhe Inxhinierisë Elektrike, ku në disa raste numri i aplikimeve ka tejkaluar kuotat e parashikuara.
Ndërkohë, studentët tregojnë arsyet që i kanë shtyrë të zgjedhin Universitetin e Vlorës për studimet e tyre. Mes tyre këtë vit ka edhe studentë të huaj, të cilët kanë zgjedhur programet e ofruara nga Universiteti i Vlorës.
Sa i përket programeve të studimit, interesimi më i madh është për Infermieri, Drejtësi dhe programet e Fakultetit Ekonomik. Në të kundërt, më i ulët paraqitet interesi për disa programe të tjera, ndër to Matematikë-Fizikë, Mësuesi , kimi dhe Gjuhë Italiane, të cilat këtë vit nuk kane patur interes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Universiteti “Ismail Qemali”universiteti i vloresviti i ri akademik
