Lajme Zone
‘Ishte një ëndërr’, publikohen fotot e ceremonisë së Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez! Çifti zgjedh Gucci për ditën e madhe
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

‘Ishte një ëndërr’, publikohen fotot e ceremonisë së Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez! Çifti zgjedh Gucci për ditën e madhe

Më 11 gusht, që shënon edhe 10-vjetorin e takimit të tyre të parë në një dyqan Gucci në Madrid, dhoma e ndenjes u kthye në vendin ku u mbajt dasma. Çifti shtoi se në të ardhmen planifikojnë të organizojnë një festë më të madhe me familjen dhe miqtë.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë ndarë detaje nga dasma e tyre në Portugali, duke treguar edhe arsyen pse zgjodhën që ceremonia e martesës të ishte aq intime. Pesë ditë para dasmës, çifti ka realizuar një intervistë për Vogue ndërsa ndodhej në shtëpinë verore në Cascais. Më 11 gusht, që shënon edhe 10-vjetorin e takimit të tyre të parë në një dyqan Gucci në Madrid, dhoma e ndenjes u kthye në vendin ku u mbajt dasma. Veshjet e tyre ishin po ashtu Gucci. Të dy dëshironin që ajo ditë t’u kushtohej familjes. LEXO edhe...Marrëveshje ‘e hekurt’, zbulohen kushtet e kontratës paramartesore të Cristiano Ronaldo-s dhe Georgina Rodriguez Rodríguez tha se dikur kishte imagjinuar një dasmë krejt ndryshe, por me jetën që të dy bëjnë, luksi është i prekshëm në përditshmërinë e tyre. “Kështjella, shtëpi, ishuj, kuaj, makina: ne i kemi të gjitha këto në dispozicion çdo ditë,” tha Rodríguez. “Por diçka intime, është më e pazakontë për ne”, tha modelja. Çifti shtoi se në të ardhmen planifikojnë të organizojnë një festë më të madhe me familjen dhe miqtë. Zgjedhja e vendit ishte shumë personale për Rodríguez. “Ne kemi zgjedhur ta bëjmë në dhomën e ndenjjes së shtëpisë sonë këtu,” i tha ajo Vogue, “ku hamë mëngjes, drekë dhe darkë dhe ku jetojmë përditshmërinë tonë.” Ajo tha se dëshironte që fëmijët e tyre ta kujtonin rëndësinë e atij ambienti edhe shumë vite më vonë. “Pas 30 vitesh dua që fëmijët të mendojnë: Diçka e mrekullueshme ndodhi në këtë tavolinë, betimet e martesës së prindërve tanë”, ndërsa Ronaldo ia priti me shaka: “Me siguri nuk do të jetë e njëjta tavolinë. Mund ta ndryshojmë dekorin”, por për Georgina-n, që ruan ende pistën e vrapit ku Ronaldo stërvitej 15 vite më parë në Madrid, duket se ky nuk do të jetë opsion. Më pas, duke kujtuar takimin e parë në dyqanin e Gucci-t, Ronaldo tha: “Isha me shpinë nga ajo dhe më pas u ktheva dhe e pashë. Sytë tanë u takuan dhe që nga ai moment ishte…” “Ishte një ëndërr,” shtoi Rodríguez. “Po, një ëndërr,” u përgjigj Ronaldo. “E di që ajo është dashuria e jetës sime dhe mendoj se edhe unë jam”, teksa ndaloi një çast për të shtuar: “Mendoj se ajo mendon se jam dashuria e jetës së saj.” Ronaldo dhe Rodríguez thanë se nuk prisnin që martesa të ndryshonte në mënyrë thelbësore marrëdhënien e tyre. Megjithatë, Ronaldo tha kurorëzimi si burrë e grua kishte një rëndësi të veçantë. Nuk do të ketë as muaj mjalti për shkak të angazhimeve të Ronaldos me futbollin, edhe pse ai konfirmon se do të jetë viti i fundit që luan pasi tanimë ka ndërmend të shijojë frytet e 25 viteve punë. Por, ka ende plane për një familje më të madhe. “Unë nuk them kurrë kurrë,” thotë Cristiano kur pyetet nëse duan të ketë ndoshta 7 fëmijë. Georgina shton: “Një tjetër fëmijë tani do të ishte ngarkesë e madhe në shtëpi. Por kur më të vegjlit të jenë 15 ose 16 vjeç, ne do të jemi ende të rinj, kështu që pse jo? Është e vërtetë që nuk mund ta imagjinoj veten pa fëmijë të vegjël, ndaj do të shohim.” 1/9 P.J/ReportTv.al georgina rodriguez cristiano ronaldo Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.7% Shoqëria 24.9% Social media 16.4% Vota total: 2238 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?