Ish-kreu i Policisë italiane, Gianni De Gennaro, 78 vjeç, është gjetur i pajetë këtë të shtunë në banesën e tij në fshat. Sipas Corriere, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, ndërsa ngjarja vjen në një kohë kur ndaj tij po zhvilloheshin hetime nga Prokuroria e Kalatanisetës. Familjarët u alarmuan pasi De Gennaro nuk u përgjigjej telefonatave dhe njoftuan policinë ku pas kontrollit të banesës, ai u gjet pa shenja jete. LEXO edhe...'Dje kaluam gjithë paraditen së bashku', avokati i Gianni De Gennaros: Nuk mundi të përballonte peshën e akuzave për çështjen Borsellino Sipas raportimeve, 78-vjeçari ishte tërhequr nga kontaktet me të tjerët që prej kontrollit të banesës së tij në kuadër të hetimeve. Më 1 dhjetor pritej që gjykata të shqyrtonte kërkesën për arrestimin e tij, pasi gjyqtari i hetimeve paraprake e kishte rrëzuar më herët këtë kërkesë. Prokuroria kishte paraqitur ankim dhe kërkuar sërish masën e arrestit. Vdekja e De Gennaros ka shkaktuar reagime të shumta në Itali. Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, e cilësoi atë një funksionar të rëndësishëm të shtetit, i cili i kishte shërbyer vendit në poste të larta gjatë periudhave të vështira historike. Ndërsa zëvendëskryeministri Antonio Tajani e cilësoi atë viktimë të proceseve që, sipas tij, janë zhvilluar jashtë sallave të gjyqit. Edhe Matteo Salvini e konsideroi De Gennaron viktimë të një sulmi që nuk e meritonte. Reagim pati edhe nga Salvatore Borsellino, vëllai i gjyqtarit të vrarë Paolo Borsellino, i cili akuzoi Prokurorinë e Kalatanisetës për përgjegjësi në atë që ndodhi. Ai vuri në pikëpyetje kompetencën e kësaj prokurorie për hetimin, duke pretenduar se çështja duhej të ndiqej nga Prokuroria e Palermos. Sipas Borsellinos, hetimi synonte të zhvendoste vëmendjen nga përgjegjësitë e mundshme të njësisë ROS të Karabinierëve dhe shërbimeve sekrete për zhdukjen e të ashtuquajturës “agjenda e kuqe” të Paolo Borsellinos. Gjithashtu avokati i De Gennaros, Franco Coppi, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e tij, duke u shprehur se ish-kreu i Policisë nuk mundi të përballonte peshën e akuzave. Coppi tregoi se vetëm një ditë më parë kishin kaluar gjithë paraditen së bashku, duke diskutuar për çështjen gjyqësore dhe mbrojtjen e tij. Ora 14:53 'Dje kaluam gjithë paraditen së bashku', avokati i Gianni De Gennaros: Nuk mundi të përballonte peshën e akuzave për çështjen Borsellino Avokati i Gianni De Gennaros, Franco Coppi, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish-shefit të Policisë italiane, duke u shprehur i pikëlluar për ngjarjen."Jam i pikëlluar për atë që ndodhi, por duke e njohur personin, duke njohur Gianni De Gennaron, nuk jam i habitur", u shpreh Coppi.Ai tregoi se vetëm një ditë më parë kishin kaluar disa orë së bashku, duke diskutuar për çështjen gjyqësore dhe mbrojtjen e tij lidhur me akuzat për manipulimin e hetimeve mbi vrasjen e gjyqtarit Paolo Borsellino."Dje kaluam gjithë paraditen së bashku, duke folur për çështjen e tij, dhe kishim lënë takim që të takoheshim sot për të vazhduar diskutimin mbi mbrojtjen e tij", deklaroi avokati. Coppi shtoi se, megjithëse De Gennaro kishte shprehur dëshirën për t'u mbrojtur, nuk kishte mundur të përballonte peshën e akuzave."Megjithëse kishte shprehur dëshirën për t'u mbrojtur, duket se nuk mundi të përballonte peshën e një akuze që mohonte gjithçka kishte bërë gjatë jetës së tij", u shpreh ai.Edhe avokati tjetër i De Gennaros, Francesco Bertorotta, i cili e përfaqësonte së bashku me profesor Coppin, ka reaguar pas lajmit, duke u shprehur i tronditur dhe i shkatërruar nga ngjarja."Jam i tronditur dhe i shkatërruar. Megjithatë, këto mund të jenë pasojat e akuzave poshtëruese, të hedhura në mes të opinionit publik. E njihja Gianni De Gennaron prej 15 vitesh. Përpara se të krijonim një marrëdhënie profesionale, mes nesh ekzistonte një miqësi e ngushtë. Në këtë moment nuk jam në gjendje të mendoj kthjellët dhe nuk arrij të shpreh atë që do të doja", deklaroi Bertorotta. Share A.C/ReportTv.al paolo borsellino Matteo Piantedosi itali Gianni De Gennaro Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60.3% Jo 30.4% Nuk e di 9.3% Vota total: 2595 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
