Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Ishte e qëllimshme”/ Shkrumbohen eskavatorët e një guroreje, pronarja e DU-ER: Autori person me precedentë penalë. E kam denoncuar, por… (VIDEO)


Mjetet e punës të një kompanie private të llojit gurore në Mamurras u përfshinë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës.

Mjetet e punës të një kompanie private të llojit gurore në Mamurras u përfshinë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës. Siç shihet edhe nga këto pamje, disa ekskavatorë dhe mjete me funksion të veçantë pune janë shkrumbuar plotësisht, ndërsa pronarja e gurores Rovena Karaj denoncon rastin në BalkanWeb, duke ngritur dyshime të forta se zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme. Po ashtu, pronarja e kompanisë DU-ER bën të ditur se ka kryer denoncim edhe në Policinë e Kurbinit, ndërsa bën thirrje për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Sipas saj, djegia e mjeteve të punës nuk lidhet me aktivitetin e gurores në zonë, por pretendon se persona me precedentë të mëparshëm penalë e ndërmorën këtë akt për gjobëvënie. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb