Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në zonën e Limionit, në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë punës. Sipas burimeve, Besnik Lika, banues në Sarandë, dyshohet se ka rënë nga soleta e një objekti në ndërtim. Ai është transportuar fillimisht në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë. LEXO EDHE:Rrezikuan të mbyteshin, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë e Ksamil (VIDEO) Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se 44-vjeçari ka pësuar një frakturë të rëndë në zonën torakale të shtyllës kurrizore, me pasojë paralizën e këmbëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë. Për shkak të dëmtimeve serioze, është vendosur transportimi i tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Ndërkohë, Policia ka nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: Vlore Besnik Lika plagosje sarande Komento Komente Sondazhi i ditës:
10 Korrik, 22:22
Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.5% Jo! 19.3% Disi! 3.1% Vota total: 4869 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?
