Lajme Zone
Ishte duke lëvizur me shpejtësi, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare në Cërrik
SportJOQ Albania

Ishte duke lëvizur me shpejtësi, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare në Cërrik

Një aksident është regjistruar në fshatin Shalës të Bashkisë Cërrik, ku një 14-vjeçare është përplasur nga një motoçikletë.

Një aksident është regjistruar në fshatin Shalës të Bashkisë Cërrik, ku një 14-vjeçare është përplasur nga një motoçikletë.

E mitura, nxënëse e shkollës 9-vjeçare të zonës, raportohet se ka marrë plagë në kokë pas përplasjes. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dyshohet se drejtuesi i motoçikletës po lëvizte me shpejtësi në momentin e aksidentit.

14-vjeçarja është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa priten ekzaminimet për të përcaktuar gjendjen e saj dhe nëse dëmtimet janë të rënda.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive.