Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka ndërhyrë për prishjen e katër objekteve dy katëshe dhe një strukture plazhi të ndërtuara pa leje në zonën bregdetare të Borshit në Himarë.
Gjithashtu, sipas njoftimit të IKMT-së në zonën e Llamanit u krye prishja e disa mureve rrethuese të ndërtuara në shkelje të ligjit.
Në njoftim theksohet gjithashtu se IKMT mbetet e vendosur të ndëshkojë çdo rast abuzimi në të gjithë territorin. “Çdo subjekt apo individ që dëshiron të kryejë ndërtim duhet tu drejtohet institucioneve për tu pajisur me lejet sipas përcaktimeve ligjore”, thuhet ndër të tjera. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

