Komuniteti shqiptaro-amerikan do të zhvillojë një protestë në Neë York të SHBA-së kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vjet burg, katër ish-krerët e UÇK-së.
Sipas platformës “Liria ka Emër”, protesta do të zhvillohet më 22 shtator në orën 18:00, para selisë së OKB-së. “Protestë paqësore kundër vendimit të Gjykatës”, thuhet në sloganin e posterit të protestës. Më 16 shtator, Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, dhe Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, u dënuan me nga 25 vjet burgim. Kadri Veseli, po ashtu ish-kryetar i Kuvendit, u dënua me 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi, ish-deputet, me 13 vjet.
Të katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për katër akuzat për krime lufte: arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Ata u liruan nga gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

