Lajme Zone
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Isha në gjumë, kishte tym kudo”/ Shqiptari nga Kosova rrëfen si u hodh nga ballkoni i hotelit në Vlorë për t’i shpëtuar flakëve


VLORË– Momente paniku në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.

VLORË– Momente paniku në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.

Një hotel u përfshi nga flakët dhe për pasojë shtatë persona janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Një shqiptar nga Kosova, i cili ndodhej në hotel, ka rrëfyer momentet e panikut. Ai tregon se është hedhur nga ballkoni bashkë me të fejuarën për t’i shpëtuar flakëve.

“Jemi nga Lipjani. Isha në gjumë, ishte ore gati 04:00 mëngjesit. E fejuara u ngrit e para dhe më tha “ngrihu nga gjumi se nuk e di çfarë ka ndodhur”. U ngritëm me dalë nga dera dhe ishte tym, tymi hyri brenda. Dolëm nga ballkoni , ishte flakë dhe tym.

U hodhëm dhe nuk u lënduam nga djegia. Kur jam hedhur kam rënë me një cep të një hekuri dhe kam lënduar këmbën. Ka qenë edhe një familje me një fëmijë të vogël. Ishte dita e dytë aty në hotel. Isha në katin e dytë sipër lokalit”, tha Luan Salihu.

Si pasojë e zjarrit, gjashtë persona (pesë shqiptarë nga Kosova dhe një nga Rrësheni) kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Sipas Policisë, pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku 2 prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore. Një pushues tjetër po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

/abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet