Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka theksuar nevojën për një reformim të thellë demokratik në Shqipëri, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në këtë proces.
Abazi vuri në dukje se edhe Shqipëria duhet të jetë objekt i një analize kritike për mënyrën se si po zhvillohet procesi i reformimit, si në aspektin teorik, ashtu edhe në përfshirjen dhe mbështetjen e qytetarëve.
Sipas tij, asnjë reformë nuk i krijon rrethanat e reja menjëherë, ndërsa proceset e reformimit mund të krijojnë distanca dhe përfitime për grupe të caktuara, pa garantuar domosdoshmërisht përfitime për të gjithë popullin. “Duhet të jemi kritikë sesi brenda Shqipërisë po zhvillohet reformimi i madh, që është i domosdoshëm në aspektin teorik, si dhe në tërheqjen dhe marrjen e qytetarëve me vete. Asnjë reformë nuk i krijon rrethanat menjëherë, por krijon distanca apo përfitime të një grupi të caktuar, ku domosdoshmërisht nuk fiton populli. Demokracia te shqiptarët është e vështirë. Demokracia që zhvillohet në Tiranë duhet të zhvillohet edhe në qytete të tjera, jo demonstrata. Protesta është e drejtë demokratike, por jo dhuna; kjo e bën të komplikuar procesin. Ne kemi 30 vite demokraci të çaluar, më tej lihet hapësira për frustrimin.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

